Këta janë kandidatët garues në balotazh

Aktuale

Këta janë kandidatët garues në balotazh

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:17
Ilustrim

Nga 38 komuna të Kosovës pas rezultateve të 22 tetorit, 19 nga to kanë shkuar në balotazh.

Ato janë:  Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti.

Për komunën e Prishtinës në  rrethin e dytë zgjedhor përballen kandidati i VV-së Shpend Ahmeti dhe ai i LDK-së Arban Abrashi.

Në Gjakovë kandidatja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini.

 Në Gjilan Lutfi Haziri i LDK-së me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes.

Valdete Idrizi nga PDK shkon në balotazh me Agim Bahtirin e AKR-së, derisa në Prizren gara do të zhvillohet në mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukës nga VV.

Në Ferizaj balotazh do të ketë në mes Agim Aliut të PDK-së dhe Muharrem Sfarqës së LDK-së.

Edhe komuna e Istogut është në  balotazh ku gara do të zhvillohet në mes Haki Rugovës së LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së.

Në Obiliq, Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK, ndërsa në Klinë Besim Hoti nga LDK dhe Zenun Elezaj nga AAK.

Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga VV, ndërsa në Kaçanik Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra VV. Në Kamenicë garojnë  Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK, ndërsa në Shtime: Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti kandidat i pavarur.

Në Rahovec do të përballen në raundin e dytë zgjedhor Smajl Latifi nga AAK dhe Smajl Latifi i AAK-së, derisa në Suharekë Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes  Ferit Idrizit nga PDK dhe Xhafer Tahirit nga LDK, ndërsa në Klinë në mes Sokol Bashotës së PDK-së dhe Zenun Elezaj të AAK-së.

Në Malishevë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK, ndërsa në Kllokot Strahinja Spasiç Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat