Shpend Ahmeti reagon pas ndryshimit të rezultatit në Prizren

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon pas ndryshimit të rezultatit në Prizren

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:13
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit të mirë që mori Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, komunë në të cilën pas rinumërimit të një vendvotimi nga KQZ-ja, Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar edhe 55 vota më shumë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Adnan Rrustemi, ka thënë se pas rinumërimit të një vendvotimi në Prizren, i janë shtuar 55 vota më shumë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka – i cili prin në garë ndaj Shaqir Totajt të PDK-së.

E, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i habitur me këtë ndryshim të rezultatit.

“Qysh? Me nje kuti të rinumëruar +55 për Mytaherin a?”, ka thënë Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat