Sheshi i Prishtinës stoliset me flamuj kombëtar (Fotolajm)

Aktuale

Sheshi i Prishtinës stoliset me flamuj kombëtar (Fotolajm)

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Sheshi i Prishtinës

Sheshi i Prishtinës është stolisur me flamuj kombëtar në prag të shënimit të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Vendosja e flamujve në sheshet kryesore të Prishtinës është bërë nga Komuna e Prishtinës.

Dita e Flamurit – 28 Nëntori, tradicionalisht është festuar në Kosovë edhe në kohën kur kjo datë ka qenë e ndaluar nga pushtuesi jugosllav.

Image

Shqiptarët e Kosovës, të cilët janë nda nga Shqipëria padrejtësisht, 28 Nëntorin e njohin si Ditën e tyre Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat