Demi: Zgjedhjet, “fabrikat të Kosovës për punësim”

Aktuale

Demi: Zgjedhjet, “fabrikat të Kosovës për punësim”

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 18:02
Përfaqësuesi i Institutit GAP, Agron Demi

Përfaqësuesi i Institutit GAP, Agron Demi, përmend numrin e të punësuarve për zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë.

Në një postim të shkurtë në profilin e tij në Facebook, Demi thotë se zgjedhjet janë fabrikat e Kosovës për punësim.

Duke u thirrur në të dhënat Trustit, ai përmend se kontribuues të rinj gjatë këtij viti ishin 38,256 persona, shumica prej të cilëve ishin pjesë e stafit të angazhuar për organizimin e zgjedhjeve.

“E, prodhimtaria e këtyre ‘fabrika’ deri më tani janë 64 zëvendësministra dhe krizë e pafund politike”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Zgjedhjet janë fabrikat e Kosovës për punësim. Sipas Trustit, kontribuues të rinj këtë vit kanë qenë 38.256 persona, shumica prej tyre staf i angazhuar për organizimin e zgjedhjeve. E prodhimtaria e këtyre “fabrika” deri më tani janë 64 zëvendësministra dhe krizë e pafund politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat