Thaçi vendos kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit: Me shpalljen e Pavarësisë, ai u bë frymëzim

Aktuale

Thaçi vendos kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit: Me shpalljen e Pavarësisë, ai u bë frymëzim

Nga: Bota sot Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Shqipëri për festimin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me shpalljen e pavarësisë, Qemali u bë frymëzim për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Sapo arrita në Vlorë, ku vendosa kurorë me lule pranë varrit të njërit prej etërve të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës. Duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, ai jetësoi ëndrrën e rilindasve tanë dhe u bë frymëzim për përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri. HTH.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat