Serbia i trembet formimit të ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Serbia i trembet formimit të ushtrisë së Kosovës

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 15:17
Aleksandar Vulin

Formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte një kërcënim serioz për të gjithë rajonin dhe qëndrimi i Serbisë mbi Kosovën është i qartë - nuk ka ushtri të Kosovës, por vetëm KFOR, tha sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ai theksoi se Serbia do të avokojë që roli i KFOR-it të jetë edhe më i fortë dhe i dukshëm për Kosovën, pa zvogëluar ndikimin e tij politik dhe ushtarak apo numrin e pjesëtarëve të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat