Raportohet për takim Thaçi-Vuçiq në dhjetor

Aktuale

Raportohet për takim Thaçi-Vuçiq në dhjetor

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 22:57
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, mund të takohen gjatë dhjetorit në Bruksel.

Kështu ka raportuar sot media serbe duke u thirrur në burime të veta.

E përditshmja serbe ka thënë se ka marrë vesh jozyrtarisht se, përveç në dhjetorin e sivjetmë, Thaçi e Vuçiq pritet që të takohen edhe pas festave të fundvitit, në janarin e vitit të ardhshëm.

Faza e ardhshme e bisedave Prishtinë – Beograd pritet të fillojë në pranverë.

"Mu për shkak të fazës së ardhshme, e cila konsiderohet më e rëndësishmja, Vuçiq dëshiron që dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën të përfundojë deri në muajin mars”, kanë thënë burime të kësaj gazete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat