Gjenerali britanik vjen në Kosovë pas 18 vitesh për t’u interesuar për FSK-në

Aktuale

Gjenerali britanik vjen në Kosovë pas 18 vitesh për t’u interesuar për FSK-në

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Ramush Haradinaj në takim me ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster.

Haradinaj tha se ky është një moment prekës pasi që Lancaster në vitet 99 -2000 ka shërbyer në Kosovë si oficer, ndërsa tani  vjen si ministër i sigurisë. 

"Kjo është një dëshmi që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar  vazhdojnë të jemi miq. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Jemi të bindur se ka shumë mundësi dhe shumë punë të mira që munden me ndodh", tha ai. 

Ndërsa ministri britanik Lancaster tregoi se ka shërbyer si ushtar në Kosovë dhe tash po kthehet pas 18 vitesh për ta parë përsëri Prishtinën.

“Për këto 18 vite Kosova asnjëherë s’ka qenë larg mendimit tim. Përkushtimi i shtetit tonë për Kosovën shpresoj se kjo lidhje do të vazhdojë për të ndihmuar për forcat tuaja të sigurisë. Në lidhje me FSK  unë kam ardhur sot t’i shoh zhvillimet në atë forcë. Është një test për Kosovën dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë kanë punuar së bashku. Është një rrugë ne jemi vetëm në gjysmë rruge por çelesi i kësaj rruge është partneriteti me NATO dhe  prezenca e NATO-s  në Kosovë. E di që do të hasim me pengesa në rrugë por do të punojmë se bashku”, tha Lancaster.

Ndërsa kryeministri duke folur për ndryshimin e mandatit të FSK-së tha se janë të interesuar të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe po i japin kujdes këtij aspekti. Sipas Haradinaj Kosova i ka dhënë rëndësi të  madhe dialogut me Serbinë duke shtuar se SHBA-të duhet të jenë lehtësues të dialogut së bashku me BE.  “Një ndihmë e kërkojmë nga të gjithë miqtë”, tha Haradinaj.

Gjenerali britanik ka pasur një takim edhe me presidentin Hashim Thaçi ndërsa do të ketë një vizitë edhe në Ministrinë e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat