PDK ankohet për zgjedhjet në Prizreni, LDK për Prishtinën

Aktuale

PDK ankohet për zgjedhjet në Prizreni, LDK për Prishtinën

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

Shtatë ankesa janë dorëzuar sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku kontestohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar tri ankesa në PZAP, për zgjedhjet në Prizren, Rahovec dhe në Klinë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në PZAP ankesat për Dragash, Kamenicë dhe Prishtinë. 

Ndërsa në PZAP është ankuar edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes Fatmir Rashiti.

Kryesuesi I PZAP-it Mul Desku konfirmon për kp se në  PZAP sipas afatit ligjor që ka qenë I paraparë që nga shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja sot janë dorëzuar shtatë ankesa.

“Tri i ka dorëzuar PDK, tri LDK dhe një kandidati i pavarur Fatmir Rashiti”, tha Desku.

Sipas tij PZAP ka afat 72 orë për t’i shqyrtuar ankesat dhe për të marrë vendim në lidhje me to.

“Afati ligjor është që deri të dielën në orën 15:00 të vendoset”, tha Desku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat