Rugova thotë se AAK kishte rrjet kriminal në Istog që manipuloi votat me postë

Aktuale

Rugova thotë se AAK kishte rrjet kriminal në Istog që manipuloi votat me postë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 00:35
Naser Rugova

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka shpalosur disa gjëra të pathëna më parë, sa i përket zgjedhjeve të fundit lokale, sidomos në Komunën e Prishtinës dhe atë të Istogut.

Ai i quajti kriminelë disa anëtarë të strukturave të AAK-së në Istog, duke thënë se kanë tentuar që të vjedhin votën e sovranit të kësaj komune.

Madje për Rugovën, vendimi i PZAP-së për rivotim në këtë komunë është i padrejtë, sepse siç tha ai në këtë komunë është dashur që të kontestohen vetëm votat me postë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat