Sulmohet në veri ish-ministrja Edita Tahiri

Aktuale

Sulmohet në veri ish-ministrja Edita Tahiri

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 01:11
Sulmi ndaj Tahirit

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është sulmuar në veri të Kosovësteksa po qëndronte në një kafene pasi mori pjesë në një tryezë ku u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç mëson media, sulmi ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes dhe është kryer nga grupi i Milan Radoicicit, i cili është i dyshuar edhe për djegie të veturave në veri dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë.

Image

Ndërkohë, mësohet se sulmi ka qenë i orkestruar dhe largimi i ish-ministres është realizuar me vështirësi pasi, sipas burimeve brenda policisë, disa pjesëtarë serbë të policisë kanë refuzuar të intervenojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat