Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, ja për çfarë e falënderon

Aktuale

Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, ja për çfarë e falënderon

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:58
Haradinaj ka bërë homazhe tek varrit i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij

(E plotësuar) - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, për nder të ditëlindjes së 73-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova bëri homazhe te varri i tij dhe vizitoi familjen Rugova.

Haradinaj para mediave të pranishme tha se sot në ditëlindjen e Presidentit Rugova, nderojmë jetën dhe veprën e vlefshme që ka bërë për Kosovën.

“Sot nderojmë te varri i Presidentit Rugova, e nderojmë në ditëlindjen e Presidentit Rugova. Jeta dhe vepra e tij ka qenë çdo herë lajm i mirë për Kosovën, pra një punë e vlefshme historike dhe sot në ditëlindje i themi faleminderit”, tha Haradinaj.

Pas homazheve Haradinaj vizitoi familjen e ish-Presidentit Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e Presidentit, Fana, djemtë, vajza dhe familjarët e Presidentit Rugova.

Familjarët e Presidentit Rugova e falënderuan kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe kujdesin e vazhdueshëm, duke thënë se bashkëpunimi i tij me Presidentin ka qenë çdo herë i mirëpritur në të mirë të vendit.

“Presidenti Rugova ka qenë lajm i mirë për Kosovën dhe ju, e ne jemi me fat që e patëm. Ishte Presidenti i parë, historik i Kosovës dhe ai do t’i mbijetojë shekujt.

Faleminderit President Rugova!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrit i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj tha se sot po nderojnë tek varri i Presidentit Rugova në ditëlindjen e tij.

"Jeta dhe vepra e tij ka qenë një lajm i mirë për Kosovën dhe sot në ditëlindjen e tij i themi faleminderit", tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e ditëlindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vizituar edhe familjen e ish-Presidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat