MKRS shënoi Ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit

Aktuale

MKRS shënoi Ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:47
Ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndërmarrë masat e nevojshme për të krijuar hapësirën dhe kushtet për zhvillimin e vullnetarizmit nga të rinjtë.

Kështu ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, organizuar nga MKRS.

Ai tha se bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale,  në përputhje me Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, është aprovuar një udhëzim administrativ që rregullon punën vullnetare për të rinjtë.

Ministri po ashtu shprehu mirënjohje për OSBE, UNICEF, UNDP për përkrahjen e tyre, sidomos në ndihmën e tyre për realizimin e platformës elektronike si një e arritur e rëndësishme e Departamentit të Rinisë.

Ministri Gashi veç tjerash tha se MKRS ka marrë përsipër obligimet që dalin nga udhëzimi administrativ që përfshinë themelimin e Komisionit për Punë Vullnetare, si dhe emërimin e një zyrtari i cili do të jetë përgjegjës të procedojë dhe verifikoj të dhënat e ofruesve të punës vullnetare dhe të rinjve vullnetar në sistemin elektronik.

Ndërkaq, ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, u shpreh i kënaqur me punën e vullnetarëve të rinj në Kosovë.

Ai tha se mbështetja në rritjen e numrit të vullnetarëve nuk do të mungojë as në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat