Zyrtari i LDK-së: Haradinajt nuk ia “varin” madje as ministrat e tij

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Haradinajt nuk ia “varin” madje as ministrat e tij

Nga: Bota Sot Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:02
Qeveria PANA-Lista serbe

Ish-zëvendësministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka akuzuar ministrat e Qeverisë Haradinaj, për mospjesëmarrje në seanca plenare.

Gecaj në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinajt nuk po ia varin as ministrat e tij, pasi ky i fundit gjatë mbledhjes së Qeverisë kërkoi nga ta që të jenë prezent në seancën e Kuvendit në të cilin në rend dite është buxheti për vitin 2018.

 “Edhe pse e kishte kërkuar këtë shprehimisht sot në mbledhjen e kabinetit, duket se Kryeministrit Haradinaj nuk ja “varin” madje as ministrat e tij. Unë shoh vetëm dy ministra prezent në seancën e Kuvendit! E pse atëherë do të duhej që populli ti shkoj pas kësaj qeverie totalisht të pa-kredibilitet?”, ka shkruar Gecaj.

Dy ministrat e vetëm që janë parë në sallë janë Bedri Hamza dhe Albena Reshitaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat