Tahiri: Të merren masa ndaj zv.kryeministrit Gashi për të shtënat me armë

Aktuale

Tahiri: Të merren masa ndaj zv.kryeministrit Gashi për të shtënat me armë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:19
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se organet shtetërore të ndjekjes duhet të merren me rastin e raportuar të shtënave me armë të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ndër ta edhe një zëvendëskryeministër.

Ministri Tahiri, duke komentuar videon që ka qarkulluar në media, e ku në një aheng shihen zyrtarë të lartë shtetërorë, ndër ta edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, duke shtënë me armë, ka thënë se janë pamje të pahijshme.

“Kjo nuk i bën nderë qeverisë së Kosovës. Ai është një shembull shumë i keq. Një zëvendësministër i Kosovës të shihet në pamje të tilla është mjaft e pahijshme dhe nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë një pamje e tillë”, është shprehur Tahiri në RTV Dukagjini.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të marrin masa ndaj këtyre individëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat