Kadri Veseli debat të nxehtë me Molliqajn, flet për vrasjen e Komandant Drinit

Aktuale

Kadri Veseli debat të nxehtë me Molliqajn, flet për vrasjen e Komandant Drinit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:56
Dardan Molliqaj dhe Kadri Veseli

(E plotësuar) - Seanca e Kuvendit e filluar në orët e paradites është ndërprerë pak para orës 19:00.

Ishte kryesuesi i seancës Xhavit Haliti ai që propozoi që ajo të ndërpritet për të vazhduar nesër pasi që kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk do të rrijë më shumë.    

Seanca vazhdon nesër në orën 11:00 me pikën e njëjtë, debat për programin qeverisës

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigj akuzave të deputetes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kur të vjenë me materialet për 100 ditë dhe punën që po kryhet, do ta shohin që kanë qenë në ëndrra.

Haradinaj së pari po flet një zëvendësministre, ministre e Tregtisë dhe kryetare e Komunës që nuk mbahet mend për asgjë.

Sipas tij, u deshtë me riparu dëmet që i ka shkaktuar koalicionit pas zgjedhor që e keni pas.

“Kur të vi me materialet dhe punën që po kryhet për 100 ditë, do ta shiheni që keni qenë në ëndrra dhe nuk do ta dini se ku po jetoni nga puna që po bëhet që po bëhet çdo ditë”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Mimoza Kusari-Lila i tha Haradinajt se është për keqardhje sepse si kryeministër po tregon se çfarë niveli ka duke degraduar debatin.

Vrasja e “Drinit” përplas Veselin me deputetët e Vetëvendosjes

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është përplasur me deputetët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Drita Millaku, pasi kjo e fundit dje akuzoi kreun e Kuvendit se me dijeni të tij dhe të Hashim Thaçit është vrarë komandant “Drini”.

Përplasja erdhi, kur deputeti i VV-së Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Veseli që t’i tërheq kërcënimet dhe fyerjet ndaj deputetes Drita Millaku që ia ka bërë dje në seancën e Kuvendit. Madje sipas tij, këtë rrugë që ka nisur Veseli, nuk ia qet mirë as Veselit, e as askujt tjetër.

Molliqaj: Këtë rrugë që ke nisur nuk ta qet mirë zotëri Veseli

“Kërkoj publikisht nga ti që të kërkosh falje për ofendimet që ia ke bërë dje deputetes Drita Millaku dhe po ashtu po kërkoj publikisht nga ti të tërhiqesh nga kërcënimet që sot ia ke bërë po ashtu Drita Millakut. Diskutimi yt jashtë seancës së Kuvendit me deputetët e VV-së në këtë rast me Drita Millakun dhe në të njëjtën kohë përmendja e prokurorisë dhe të ngjashme është e papranueshme. Nëse mendon që kjo është rruga atëherë je duke e nisur një rrugë të re e cila nuk ta qet mirë as ty, as kërkujt tjetër në këtë formë qfarë je duke e bërë këtë çështje”, tha Molliqaj.

 Mirëpo, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është përgjigjur ndaj kërkesës së Molliqajt.

Kreu i Kuvendit, tha se duhet të dijë secili kur dhe çka flet.

Veseli; Komandant “Drinin” e m njohur mirë

“Komandant “Drinin” unë e kam njohur shumë mirë. Për ata që nuk e din gjatë vitit 1999 kam qëndruar në maje të malit me të jo një natë, por disa net, të pabesët mund të flasin çka do. S’kam ndonjë nostalgji që mendon dikush që me ka bërë komandant Drini, asgjë nuk me ka bërë, ka qenë nën urdhra të mia. Ama dëgjo, ka qenë një luftëtarë dinjitoz i cili është munduar aq sa ka mundur. Por kam qenë unë me të, vetëm ne dy, në majën e Vetakut, ju që folni e që nuk dini asgjë me pas qëllim të keq. Unë besoj se njerëzit e këqij kanë manipuluar shumë, por më i keq se sa ai që ka mundur të bëjë diçka, është ai që shtinë, nxitë, që mundohet të mbajë në konflikt qytetaret vetëm ta fitoj një votë, vetëm të jetë diku në politikë. E marrtë dreqi këtë politikë sa na ka turpëruar”, tha Veseli. Por, Veseli shtoi se asnjëherë nuk do të turpërohet. Madje sipas tij, do të vdes por asnjëherë nuk do të turpërohet. Veseli: Kadri Veseli kurrë nuk do të turpërohet (Video) “këtu ka edhe fjalë tjera, se po të hetohet SHIK-u krejt do të dihen. Unë po ua jep fjalën publikisht nga janari do të jepen nënshkrimet vetëm që të zbardhet e vërteta. Vetëm unë do ta nënshkruaj i pari dhe e kanë obligim krejt grupi parlamentar i PDK-së të nënshkruaj për të mos manipulohet. Por nëse mendon dikush që Kadri Veselin do ta linqond eh do ta sjellë para diqkaje që do të turpëron, kurrë, me dek po, por mu tupëruar kurrë, sepse nuk ka pse. Do të skuqeni shumë veta prej juve”, theksoi Veseli.

Ndaj Veselit u kundërpërgjigj prapë deputeti Molliqaj, i cili tha se ai mendon që SHIK-u ka bërë krime.

Molliqaj: SHIK-u ka kryer krime

“Sa i përket akuzave unë jam njeri prej atyre që bëjë shumë akuza. Dhe besoj që secili në politikë ka të drejt të bëjë akuza, qysh bënë edhe PDK-ja, komunikata për shtyp marut t’u lëshu, me akuza të rënda dhe buta por janë akuza. Unë kërkova prej teje me vendos jo kërcënime dhe jo ofendimet. Akuza bën ti sa të duash, unë bëjë sa të dua populli vendos derisa s’ka drejtësisë. Na ke lodh kryetar duke thënë e kaluara, e kaluara, nuk e di a e pate për mua a dikë tjetër. Secili në Kosovë e ka dhënë atë që e ka dhënë. Ti publikisht ke deklaruar në paraqitjen e parë publike në Klan Kosova që njerëz që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare. S’ki pse me na thanë tash ti je çika e dikujt, je djali i dikujt. T’i i ke shok e jarana bash qata të UDB-së. Nxjerrna qato dokumente të UDB-së, sepse edhe ne jemi të interesuar të dimë qka ka bërë UDB-a në Kosovë. Unë personalisht besoj se SHIK-u ka kryer krime në Kosovë”, theksoi Molliqaj.

Ndaj deklaratave të Molliqajt u kundërpërgjigj përsëri Veseli.

Veseli: Me pas ligj do të dërgonte në burg Dardan

“Me pas ligj, unë nuk të kisha dërgu në burg, por ligji ish dashtë me t’dërgu në burg, për do sjellje tua dhe do lista që ke bërë. Por, do të kthehem kështu, a me ke dëgjuar ndonjëherë duke folur për UDB-në, jo, jo pas andej, Serbia kam thënë nuk do të kthehet, për UDB-në skam fol. Për arsye se e kaluara e UDB-së dihet. Akuza mund të bëjë sa të duash, veq akuzat direkte janë më ndryshe, por duhet të marë përgjkegjësi njeriu. Unë do të kërkoj falje në momentin që e konsideroj se akuza ose ka qenë e rastësishme”, u shpreh Veseli.

Në këtë debat u përfshi edhe deputetja që dje akuzoi Veselin e Thaçin se kanë gisht në vrasjen e komandant “Drinit”, Drita Millaku.

Millaku: Keni pasur aktakuzë zotëri Veseli rreth vrasjes së komandant “Drinit”

“Atë që deshta ta sqaroj me zotëri Veselin, nuk ka qenë e rastësisht zotëri Veseli dhe e akoljir sepse komandant “Drinin” e kam familjar dhe jam shumë mirë e njohur me gjithë procesin që ka ndodh. Dhe konkretisht ke pasur një aktakuzë në prokurorid he një vendimi në vitin 2003. Nuk po foli përmendësh dhe kjo që po them qëndron në fakte të vërteta”, tha Millaku.

Edhe ndaj deputetes Millaku, reagoi kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

 Veseli: Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë vendim që po flisni

 “Hera e parë që e dëgjova, është mirë edhe nga ana ime edhe e juaja ta verifikoni çka ke ai vendim. Kurrë në jetën time, është hera e parë që dëgjova për një gjë të tillë. Nuk po ta kontestoj por hera e parë që dëgjova. Tash edhe kjo pjesa që kryeprokurori na jep përgjigje dhe ti më mirë do të ishte në seancë ta bësh njoftimin që mos t’i maltretojmë deputetët, a ka mundës kështu”, u shpreh Veseli.

 Por, Millaku, tha se në vendim nuk e ka emrin, por i referohet me nofkën “Luli”.

 Millaku; Personi me pseudonimin “Luli” është i akuzuar për vrasjen e “Drinit”

“Aty nuk e ka emrin Kadri Veseli, por pseudonimin Luli e ka. Dhe kjo paska qenë arsyeja pse këtij nuk i ka ardhur, sepse me pseudonim Luli është në rrjetin e të akuzuarve për vrasjen e komandant “Drinit””, theksoi Millaku.

 

****

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka përsëritur akuzën e saj ndaj kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e komandant Drinit.

Kjo erdhi pas përplasjes që Veseli e pati me deputetin e VV-së, Dardan Molliqaj, që i kërkoi sqarim për disa fjalime të Veselit. Veseli kishte thënë dje se ‘deputetët duhet të mos i lëshojnë fjalët... sikur pe dini ju’, duke iu referuar akuzës së Millakut. Duke mbajtur fjalim në Kuvend, Veseli tha se ka kërkuar nga Millaku dhe të gjithë deputetët tjerë që për çdo akuzë që kanë të shkojnë në Prokurori duke shtuar se shpreson që akuzat e Millakut kanë qenë vetëm të rastësishme.

I menjëhershëm ishte reagimi i Millakut që deklaroi se akuzat nuk ishin rastësi.

“Unë komandant Drinin e kam familjar dhe jam mirë e njohur me rastin dhe ngjarjen që ka ndodhë. Ki vendim të lëshuar më 2003. Nuk po foli përmendësh. Kjo qëndron në fakte të vërteta. Nuk flas përmendësh”, ka thënë ajo.

Veseli i është përgjigjur duke thënë se nuk ka dëgjuar për këtë vendim nga gjykatat. 

Ai duke komentuar akuzat se bashkë me Hashim Thaçin ka vrarë Ekrem Rehxhën- komandant Dirinin, ka thënë se në Kosovë kanë mundur të ndodhin gjëra që “nuk kanë qenë dinjitoze, por i kanë bërë njerëzit e pa besë dhe kriminel, por po aq pabesë janë ata që mundohen me manipuluar me çështje tjera pa pas përgjegjësi”.

Sipas tij, komandant Drinin e ka njohur shumë mirë dhe "të pabesët mund të flasin çdo gjë".

“Unë kam qenë veç me të disa herë në bjeshkë gjatë vitit 1999, ju që flisni e që nuk dini asgjë, por unë besoj që njerëzit e këqij kanë manipuluar, por ai që është edhe më i keq është ai që manipulon për një votë. Nëse mendoni që mundeni të më turpëroni harrojeni, unë mund të vdes por me nuk turpërohem kurrë”, tha ai.

Millaku ka thënë se Veseli nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se në vendim përmendet me pseudonimin Luli.

Dardan Molliqaj e godet Veselin: SHIK-u ka kryer krime në Kosovë. Kjo është përgjigja e Veselit!

Pas deklaratës së Kadri Veselit, në lidhje me Komandant Drinin, ka reaguar deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.Molliqaj i ka thënë Veselit se për të SHIK-u ka kryer krime në Kosovë.

“Për mua SHIK-u ka kryer krime në Kosovë”, ka theksuar Molliqaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veselit, i cili i tha Molliqajt që po të kishte shtet ligjor, atëherë ai do të shkonte në burg.

“Unë asnjëherë nuk e kam përmendur UDB-në, por e kam përmendur Serbinë”, ka thënë Veseli.Pas këtij fjalimi, ka reaguar sërish Molliqaj.“Z. Veseli në intervistën në Klan Kosova keni përmendur UDB-në. Dhe ju keni bashkëpunuar me njerëz të UDB-së, e nuk thash me Serbinë”, tha ai.

Pas kësaj deklarate, Veseli ka reaguar duke thënë se të gjitha këto çështje do të zbardhen dhe se sipas tij, shumë njerëz e kanë mizën ‘nën kapuç’.

Kadri Veseli debat të nxehtë me Molliqajn

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në replikën e tij për kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se duhet të bëhen dallimet mes ‘akuzave në Kuvend’ dhe ‘ofendimeve’.

Debati i ashpër mes Kadri Veselit dhe Dardan Molliqajt ka shpërthyer pasi ky i fundit ka kërkuar që Veseli të kërkojë falje për deklaratën e tij, i cili në seancën e djeshme tha se ‘deputetët po e lëshojnë fjalën si “po e dini ju…”,.

“Asnjë prej deputetëve shko në prokurori ose mos shko në prokurori, Në politikë duhet me I dallu dy sene: akuzat politike prej ofendimeve dhe kërcënimeve. Një ofendim e ke bë dje këtu, duhesh me kërku falje për të, ke thënë poi lëshoni fjalët sikurse pe din ti. Sa i përket akuzave, unë jam një prej personavë qe bëj shumë akuza, secili në politikë ka të drejtë të bëj akuza, edhe PDK po bën, me komunikata marutë tu lëshu. Akuza unë bëj sa du, ti bën sa dush, populli vendos derisa nuk ka drejtësi. Na ke lodhë me të kalumen, e kalumja, e kalmuja. Secili në Kosovë e ka jep atë që ka jep. Ajo që kam problem thelbësor me ty, në paraqitjen e parë publike në Klan ke thënë se njerëzit që kanë punu në UDB, janë pasuri kombëtare. Nxjerrnaj qato dokumente që i ke të UDB’së.Unë personalisht besojs e SHIK ka kry krime në Kosovë”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për akuzat që janë thënë ndaj tij e Hashim Thaçit, lidhur me vrasjen e Komandant Drinit.

Veseli, duke iu përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe kërkesës së tij për kërkimfalje ndaj Drita Millakut, deputetes së VV-së e cila thotë se është ofenduar nga Veseli pas ngritjes së akuzës për vrasjen e Komandant Drinit.

Veseli, duke iu përgjigjur Millakut, në seancën e kaluar, kishte thënë “mos i lëshoni fjalët si… p’e din ti”.

Sot, Veseli ka folur për Komandant Drinin, të cilin thotë se e kishte njohur shumë mirë dhe se kishte qëndruar me të bashkë në majën e Devetakut.

“Unë ju kisha lutë për vetëpërmbajtje. Komandant Drinin, e kam njoftë shumë mirë – për ata që s’e dinë. Gjatë vitit 99 kam qëndruar me të në maje të malit, jo veç një natë por shumë netë. Ka qenë një luftëtar dinjotoz, i cili ka luftu aq sa kam mujt. Kam qenë bashkë me të në maje të Devetakut. Ju që s’folni s s’dini kurgjë… njerëzit e kqij kanë manipulu me lirinë e Kosovës. Por ma i i keqi është ai që nxitë, që shtin, veç për një votë. E marrtë dreqi këtë politikë, që ka mbërritë deri këtu”, tha Veseli.

Veseli, i tha Molliqajt që këto akuza të dërgohen në Prokurori.

“Çone këtë punë te prokurori, është mirë me çu. Prej janarit kemi me hapë nje proces të përbashkët, transparent”, tha ai.

Veseli thotë se do të nis iniciativë për zbulimin për vrasjet për të cilat akuzohen.

Tha se ai nuk do të turpnohet dhe për këtë është në gjendje të vdesë.

Veseli thotë se edhe në Kosovë mund të bëhet një gjykatë e njëjtë, si Specialja. Ndërsa, tha se Specialja, nis punën vitin e ardhshëm edhe pse këtë informacion s’e konfirmon askush.

“Gjykata Speciale ka m’u bo vitin e ardhshëm. Pse s’e bëjmë edhe një gjykatë speciale për këtë punë. Unë e inicioj, por politikisht mos manipuloni. Ma konkretisht Dardan, nuk ka pas kurgjë tjetër, asnjë tjetër”, tha Veseli. 

LIVE: Haradinaj përplaset ashpër me LDK-në për Demarkacionin, vazhdon shqyrtimi i programit të Qeverisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë seancën plenare ku po shqyrtohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Gjatë ditës ky program u paraqit para deputetëve nga kryeministri Haradinaj, i cili tha se fokusohet në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në integrimet euroatlantike.

Ndërsa, u kritikua nga opozita se pasi nuk specifikohet  se si do të realizohet.

Pas shumë diskutimeve në seancën e sotme për programin qeverisës të Haradinajt, Kuvendi ka vendosur që të shkohet në pauzë deri në orën 15:00.

Në seancën plenare si pikë e rendit të ditës ishte  "Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”.

Gjithashtu kryeparlamentari Kadri Veseli, ka vendosur që seanca e radhës për buxhetin të mbahet të dielën.

Sherifi: Votojeni demarkacionin ashtu siç keni premtuar në zgjedhje

Shefi i Grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, pati kritika ndaj kryetarit të Kuvendit se po mundohet t’i hyjë në hatër LDK-së, por nuk e pranojnë.

Derisa, ka ftuar grupet parlamentare që të votojnë për demarkacionin ashtu siç kanë premtuar në zgjedhje.

“Dalim të çështja e demarkacionit. Unë kërkoj nga gjithë grupet parlamentare të votojnë vetëm ashtu siq e kanë pasur premtim zgjedhor, mos dilni nga premiti zgjedhor elektoral. A e dëgjuar presidentin Trump, e kam pasur premtim zgjedhor, dhe unë do ta mbaj premtimin tim zgjedhor pë ta njohur Jerusalemin kryeqytet të izraelit. Shumë e thjeshtë, mbajeni premtimin zgjedhor gjithë deputetët ashtu siq i keni marrë votat dhe nëse ky premtim që keni dhënë atje”, tha Sherifi.

Haradinaj për demarkacionin: Jam habit e kam nënshkruar

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pasur një debat të gjatë me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala rreth demarkacionit dhe miratimin në qeveri që kjo çështje të shkojë në kuvend.

Shala ka insistuar tërë kohën se Haradinaj ka qenë ai që ka kundërshtuar më së shumti këtë çështje dhe ditë më parë votoi pro që ajo të shkonte në kuvend për t’u dërguar në votim.

“Jam habit e kam nënshkruar”, iu ka drejtuar Haradinaj, Shalës.

“Prapë se prapë këtu kemi për të votuar. Kam dëgjuar qëndrime të subjekteve politike për këtë temë, do ta votojmë, do ta votojmë të shohim si do të bëhet kur të vjen në kuvend”, ka thënë ai.

Shala iu ka drejtuar Haradinajt duke i thënë se ka një dokument dhe jo dy për ratifikimin e asaj marrëveshjeje.

Haradinaj dhe Hoti ‘kapen’ për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, foli për tri gjëra lidhur me programin e Qeverisë, që sipas tij janë ‘punët e mëdha, premtimet elektorale dhe disa aspekte procedurale”.

Hoti tha se kjo Qeveri nuk është për punë të mëdha.

“Po e filloj me të parën me punët e mëdha, programi qeverisës nuk është i punëve të mëdha, në fakt me këtë program do të degradojë procesi që është arritur në tri vitet e fundit. Punë e madhe është që Qeveria t’i përmbush kriteret për liberalizmin e vizave dhe këtu kushti i parë është marrëveshja e demarkacionit. Në faqen 7 keni premtuar se do ta zgjidhni çështjen e demarkacionin në bashkëpunim me Malin e Zi. Ne po presim marrëveshje të re me Malin e Zi ta vendosni kufirin atje ku i keni kërkuar komisionit Bulliqi që të vizatojë. Por ju e sollët marrëveshjen siç ka qenë. Pse nuk e morët vendimin e madh dhe të mos e aprovoni këtë marrëveshje në Qeveri. Në fakt jeni fshehur pas raportit Bulliqi kur e keni proceduar këtë marrëveshje”, tha Hoti.

 Edhe ndaj Hotit u kundërpërgjigj kryeministri Haradinaj, i cili tha se sa i përket punëve që kanë të bëjnë me atdheun askush s’mund t’ia devijojë rrugën.

 Haradinaj: Njëqind herë nëse rrëzohem prapë në këmbë bie si maca

“Mua me vjen keq gjithkujt me ia kthye fjalën, njëqind herë me më rrëzu prapë në këmbë bie, si maca, mos harroni, merreni macen gjuajeni prapë në këmbë bie, por jeni shumë këtu që rrëzoheni e nuk mund të çoheni më, as politikisht as kurrqysh. Pra vnojeni mendjen çka po doni se takohemi prapë, edhe politikisht  edhe me zgjedhje edhe mu rrëzu, edhe mu çu. Për tema të atdheut mbane mend, këtu me keni gjithë, nëse mendoni se ma devijon rrugën dikush për tema të atdheut gaboheni se nuk ka mundur askush”, tha Haradinaj.

Por, Hoti replikoi përsëri ndaj kryeministrit, duke thënë se nuk është mirë që kryeministri të kërcënojë.

 Hoti: Kryeministër mos kërcënoni

 “Kush është patriot e më pak patriot nuk është mirë kryeministri të gjuaj fjalë, as të kërcënoj a bie në këmbë a bie rrëzut. Ne nuk jemi duke biseduar për atë çështje sot, sot po diskutojmë për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, që është kontratë me qytetarët”, tha Hoti.

Nuk u ndal me kaq, pasi kryeministri Haradinaj reagoi përsëri, duke thënë se deputetët janë ata që duhet të vendosin për çështjen e demarkimit.

 Haradinaj: Ju vendosni si deputetë nëse guxoni

“Shikoni, unë nuk kam qef me u nguc me askënd as me i thënë do fjalë që duhen në fund, herët, vetëm keni parasysh komisioni shtetëror i Kosovës ky që është sot është i njëjti si ai që ka ekzistuar dikur do të vyej edhe për tema tjera. Ky raporti i tij nuk është as me u fsheh por ia kemi pasur borxh popullit sepse qetu jemi kanë duke u mbyt, ka njerëz që po shkojnë me pranga në gjykatë për qat temë në vend se me qenë ulur këtu. E kemi pasur borxh  ta pastrojmë vendin tonë, punën tonë me një punë që i ka hije ai komision e ka bërë punën; tani tregojeni vetën nëse keni guxim, nëse s’keni thuani pse na keni sjellë, pse na keni qit në provim të shtirë se nuk guxojmë,  ja po ja jo dhe unë e pranoj”, shtoi Haradinaj.

Në debat u përfshi edhe nënkryetari i Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala, i cili tha se do të votojë secilën marrëveshje që voton kryeministri.

 Edhe ndaj tij, replikoi Haradinaj, duke thënë se kryetari i tij i partisë(Isa Mustafa) është  frikësuar dhe e ka tërheq një herë  marrëveshjen  për demarkacionin.

Haradinaj: Mustafa u frikësu, unë s’e tërheqi kurrë marrëveshjen për demarkacionin

“Atë marrëveshje dy herë kryeministri i mëhershëm i ngrati, ani njëherë, i ngrati këtu e ka sjellë dhe ka tërheq. Një gjë po të garantoj sa rri kryeministër se di, kurrë unë s’e kthej mbrapa, do të përballeni ju. Unë jo, nëse ju e ktheni ju deputetët, nëse frikësoheni të vendosi po. E dyta... jo e ka tërheq pak minuta para se të votohet, vet e ka sjellë vet e ka tërheq mbrapa”, u shpreh Haradinaj.

Debati për programin qeverisës është duke vazhduar edhe në këto momente.

Enver Hoxhaj: Ushtri të mirëfilltë do të kemi në vitin 2028

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Forca e Sigurisë duhet të shndërrohet në Ushtri në vitin 2018.

“…kemi shumë tema për të folur, por duhet ta dini se kemi edhe shumë tema të rëndësishme siç është Ushtria”, ka thënë Hoxhaj para deputetëve.

“Vetëm nëse vendimi për shndërrim të FSK-së merret në vitin 2018, atëherë Ushtri të mirëfilltë do të kemi tek në vitin 2028”.

“Kjo për shkak se aq kohë i duhet për t’u konsoliduar vërtetët në Ushtri”.

Kuvendi i Kosovës është duke i vazhduar punimet ku po diksutohet për Programin e Qeverisë Haradinaj.

Isufi: AAK voton kundër demarkacionit, Haradinaj i reagon

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi para deputetëve ka thënë se ky grup nuk e ndryshon qëndrimin për demarkacionin dhe se atë e ka bërë të ditur me kohë.

“Pas raportit të fundit janë qartësuar edhe më shumë gjërat dhe ne nuk do ta votojmë”, ka thënë Isufi.

Më pas, shefi i tij i partisë, kryeministrit Haradinaj ka thënë se e respekton secilin vendim të deputetëve të AAK-së, duke mos treguar se si do të votonte ai po të ishte deputet.

Shala: Projektligji u tërhoqë pasi gati u vramë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Haradinaj për tërheqjen e marrëveshjes me Malin e Zi nga Qeveria Mustafa, ka thënë se në atë kohë pasi gati u vramë.

“U tërheq projektligji sepse gati sa su vramë”, tha ai.

Përndryshe, Haradinaj ka thënë sot në seancë se nuk do ta tërheqë marrveshjen dhe raportin e Bulliqajt siç bëri i “gjori”, Isa Mustafa.

Haradinaj mbron Bulliqin: Nuk është palaço

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raguar në lidhje me ofendimet që janë drejtuar karshi kryesuesit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqit dhe anëtarëve tjerë të këtij komisionit.

Gjatë seancës së Kuvendit, Haradinaj ka thënë se as Bulliqi as anëtarët tjerë të këtij komisioni nuk janë palaço, siç janë quajtur, ata thjesht kanë kryer punën që i është dhënë.

“Bulliqi e ka kryer punën në emër të Kosovës dhe politikës i takon vendimi. Dhe mos i shkaktoni barrë njerëzve që kanë marrë mundin të merren me këtë punë. Ata nuk janë palaço. Të kemi respekt për ish kolegët tanë”, ka thënë Haradinaj.

Shala i LDK-së: Kryeministër çdo marrëveshje që voton ti, e votoj edhe unë

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se më çështjen e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të sfidohet vetëm deputetët.

“Kryeministri i Kosovës ka plotësisht të drejtë se në këtë çështje sprovohemi të gjithë, por ai është i pari që do të sprovohet”.

“Si do të votoni ju kryeministër, partia juaj dhe partnerët. Si njeri që ndjek logjikën e institucioneve do të votojë çdo marrëveshje ashtu si ju do të votoni”, ka thënë Shala, duke iu drejtuar Haradinajt për demarkacionin.

Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë kundërshtar i këtij procesi dhe tash si kryeministër nuk është dashur që atë ta votojë për ta dërguar në kuvend.

“Kryeministri vendimin duhet ta jepte vet jo të na e sjell ne në kuvend. Nëse kryeministri ka qenë kundër s’do të duhej të votonte projektligjin për marrëveshjen”, ka shtuar ai.

Hoti i thotë Haradinajt se nuk guxon ta kërcënoj askënd

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke iu përgjigjur kryeministrin Haradinaj, ka thënë se ai nuk duhet ta kërcënojë askënd.

Hoti, duke komentuar deklaratat e Haradinajt se ende mendon që marrëveshja është gabim, ka thënë se nuk do të duhej ta dërgonte një dokument nëse është kundër.

“Kush është më pak patriot e kush është më pak patrioti me gjuajt fjalë dhe as me kërcënuar askënd se a bjenë në këmbë, a rrëzohet sepse nuk janë duke biseduar për atë çështje sot...nuk guxoni ta kërcënoni askënd si kryeministër i vendit”, tha ai.

Haradinaj: Njëqind herë me u rrzu, çohna si maca

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dal në foltore pasi mori kritika nga deputetët e opozitës, LDK dhe Vetëvendosje.

Ai u tha atyre se marrëveshja e parë për demarkimin e kufirit është gabim duke kundërshtuar ato që kanë thënë për njerëzit e komisionit shtetëror si Shpejtim Bulliqi dhe tjerët.

Madje ai u tha deputetëve të LDK-së njëqind herë  të rrëzohet në këmbë zgjohet.

“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë.  Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrzu edhe m’u qu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj.

Image
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti

Hoti, Haradinajt: Sollët në Kuvend marrëveshjen siç ka qenë, u fshehët pas raportit të Bulliqit

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar aspër programin qeverisës të Qeverisë Haradinaj. Tha se i njëjti program nuk ka asnjë vizion dhe nuk ka pasion për tu ndihmuar qytetarëve.

Ai në fjalimin e tij në seancën  e sotme shtoi se programi qeverisës nuk shihet të jetë program i punëve të mëdha.

“Ju nuk jeni për punë të mëdha. Dhe nuk mund të adresoni problemet e mëdha të qytetarëve. Këto premtime nuk janë evidentua në problemin qeverisës. Vlerësojmë se shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj shoqërie. Këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për qytetarët e Kosovës. Punë e madhe është që të përmbushen kushtet për viza”, tha ai.

Madje Hoti  e akuzoi Haradinaj që e solli në Kuvend marrëveshjen që dikur sa ishte ne opozitë e kundërshtonte ashpër.

Tha se atë ditë kur e çoi dorën në Qeveri për procedim të marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvend, Haradinaj u fsheh pas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Haradinaj: Për punësimin e burrit të motrës u informova në media

Kryeministri Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca i cili e akuzoi për punësime familjare, duke marrë shembullin emërimin e Liridon Dervishajt, drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore, që është bashkëshorti i motrës së kryeministrit Haradinaj.

Në arsyetimin e tij, Haradinaj ka thënë se  nuk ka qenë në dijeni për emërimin e tij dhe për këtë është informuar në media, derisa ka shtuar se një individi i cili ka aftësi profesionale, nuk  mund ti mohohet e drejta e punës dhe të penalizohet për shkak të lidhjeve të tij familjare.

”E vërteta është se as nuk jam ndi mirë kur është emëru Liridoni i cili është burri i motrës teme Antigonës. E kam marrë vesh ne media, punon në sigurime gjatë, është bukur  vstështirë nga njëherë me ia privu dikujt mundësinë për një punë veç pse ke lidhje familjare”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Ai mori shembull edhe vëllain e tij Daut Haradinaj dhe dajën Lah Ibrahimaj, të dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E kam vëllain deputet, Dautin, sa ishim ne kijamet, thojshi shyqyr që jeni.. e kam pas dajën, i ka marrë votat’, u shpreh Haradinaj.

Image
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca

Konjufca ia përmend Haradinajt punësimin e burrit të motrës

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ia ka përmendur kryeministrit Haradinaj, punësimin e burrit të motrës së tij, Liridon Dërvishajt në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke thënë se është në kundërshtim me programin qeverisës, ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi.

Në seancën ku po shqyrtohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, Konjufca tha se në program nuk specifikohet si do të vimë deri te ngritja e buxhetit në 7 për qind.

“Në këtë program shihet vetëm listimi i dëshirave të bukura dhe nevojave të qytetarëve por nuk ka ndodnjë strategji se si do të ndodhë”, tha ai.

Ai i tha kryeministrit se duhet ta ketë një këshilltarë që i tregon se me kë duhet të takohet, duke marrë për shembull që ka pritur një grup që ka bërë vepër penale në komunën e Prishtinës.

Sipas tij, publikun e Kosovës e ka dëshpëruar emërimi i Liridon Dërvishajt në krye të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe është në kundërshtim me programin qeverisës ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi. 

Image
Ramush Haradinaj

Sërish akuza e kundërakuza, Haradinaj prezanton programin e Qeverisë 2017-2021 

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, ku kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ky program është i ndërtuar fokusuar në shtyllat siç janë sundimin e ligjit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, integrimet euroatlantike dhe zhvillimi sektorial.

Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj objektiv i Qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit , ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian.

Ai shtoi se do të zgjidhen rastet e shumta që kanë vonesa dhe do të rregullohet imuniteti i deputetit në mënyrë që mos t’i shohim në pranga.

Sipas tij, do të realizohen projekte të mëdha zhvillimore që do të rezultojnë me uljen e papunësisë por nuk do të ketë rritje të normës së tatimeve por do të ketë shtrirje të mbledhjes së obligimeve fiskale.

Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do përmbyllin dialogun e Serbisë, duke ndodhur njohja reciproke.

Buxheti i Kosovës vendoset të votohet të dielën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka pyetur Qeverinë pse nuk po e procedon për votim buxhetin. Ai ka thënë se janë të gjitha kushtet për votim, por Qeveria e ka obligim ta sqarojë pse nuk po e  bën një gjë të tillë.

“Unë po e di që nuk ka kushte për votim dhe mungesa e kushteve nuk është mungesë e kushteve juridike. Kushtet për votim mungojnë, u dashtë me ditë që ka me ardhë kjo ditë. Sqarone që për çfarë rrethanash nuk po procedohet për votim dhe pastaj vazhdojmë me gjana tjera”, ka thënë Selimi.

Deputeti i LDK’së: Qeveria duhet të bie, nuk po arrin ta kalojë projektin kryesor për vendin

Deputeti i LDK’së Arben Gashi ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të bie pasiqë nuk po arrin ta kalojë as projektin kryesor të saj, siç është buxheti i vitit 2018.

“Qeveria po tregon se nuk ka mundësi me ekzistu. Qeveria nuk ka mundësi me qeverisë dhe po mundohet ta bartë problematikën tek palët tjera në Kuvend. Qeveria Haradinaj nuk ka mundësi që projektin e vet kryesor për vitin 2018, që është buxheti i Republikës së Kosovës, ta kalojë në leximin e parë, e lëre më në leximin e dytë. Pra, të jemi të qartë dhe direct me njëri tjetrin dh eta kuptojmë situatën e rëndë në të cilën është qeveria për pasojë po  e bartim edhe në vend.”, ka thënë Gashi.

Konjufca: Ju s’po mund ta kaloni buxhetin në ditë pune, e le ma ditë pushimi

Para se të fillojë seanca e re e Kuvendit të Kosovës, ka vazhduar seanca në lidhje me Projektbuxhetin për vitin 2018.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që të dielën të mbahet një seancë vetëm për votimin e buxhetit, ndërsa sot të vazhdojnë me seancën e re, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Shefi i GP-së të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pozita s’po arrin ta miratojë buxhetin në ditë pune, e lëre më në ditë pushimi.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga LDK tha se le ta vënë në votim Projektbuxhetin dhe të shihet nëse po kalon meqenëse të pranishëm janë në sallë 61 deputetë.

“Një pozitë që mbetet në votat e opozitës për çështje kyçe është më mirë të lëshoj rrugë sa më parë”, tha Hoti.

Elmi Reçica nga PDK-ja tha se partia e tij është i gatshëm ta votojë buxhetin, që sipas tij është i qytetarëve e jo i PDK-së apo Qeverisë. “Ka çështje tjera ku opozita mund të zhvillojë betejë politike, e jo te buxheti”, tha Reçica.

Ai tha se nëse nuk votohet sot, atëherë janë të gatshëm për seancë të dielën.

Ahmet Isufi nga AAK tha se partia e tij është pro seancës edhe të dielën

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën tha se deputetët e tyren janë të gatshëm për votimin e buxhetit si sot, si të në seancën e së dielës nëse caktohet seanca.

Ndryshe, një ditë më parë Projektbuxheti për vitin 2018 nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve.

Buxheti i Kosovës vendoset të votohet të dielën

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve, të mërkurën projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të votohej projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2017.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dilenë kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.

Përndryshe, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.

Image

Nis seanca, sërish akuza e kundërakuza për buxhetin

Ka nisur seanca e radhës e cila si pikë të rendit të ditës është Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Me të nisur seanca edhe sot ka filluar debate rreth mosvotimit të buxhetit për vitin 2018. Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur vullnetin që buxheti të votohet kurdo.

Elmi Recica tha se nëse nuk votohet sot ne janë të gatsëhm të votohet edhe të dielën.

Edhe Ahmet Isufi i AAK-së tha sae partia e tyre pranon që të dielën të mbajëm seancën për buxhetin.

“ Ne jemi këtu për të të treguar se ne kur të duam i mbajëm senacat edhe në kuvend dhe të dalim me suksese”, u shpreh ai.

Të gatshëm për të votuar të dielën buxhetin e 2018-ës është shprehur edhe Bilall Sherifi nga Nisma. Ai tha se sikur partnerët e koalicionit, janë të gatshëm të votohet kurdo që kërkohet.

Shqyrtohet programi i Qeverisë 2017-2021 (Drejtpërdrejt)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në një seancë plenare do të shqyrtojnë programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Përndryshe, pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve, projektbuxheti për buxhet është hedhur dje në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka  kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat