Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, e konsideron të padrejtë që deputeti tjetër i këtij subjekti politik, Albin Kurti, është i prangosur në gjykatë për kundërshtim të demarkacionit dhe asociacionit, ndërkaq i akuzuari për vrasjen e policit Trium Riza, Enver Sekiraqa, është liruar nga masa e paraburgimit.
“Gjendja e (pa)drejtësisë në Kosovë”, shkruan kryetari i zgjedhur i Prizrenit në Facebook.
“Albin Kurti deputeti më i votuar në Kosovë dhe Donika Kadaj të PRANGOSUR në gjykatë ngase ishin kundër marrëveshjeve të padrejta të Demarkacionit dhe kundër Zajednicës të cilën Kushtetuesja e hodhi poshtë”.
“Pra ‘të rezikshëm’ ata që e mbrojtën integritetin territorial dhe sovranitetin funksional të Republikës. Ata që nënshkruan të lirë”.
“Në anën tjetër Enver Sekiraqa i akuzuari per vrasjen e policit Tiumf Riza është liruar nga masa e paraburgimit. I kërkuari nga INTERPOLI, Naser Kelmendi poashtu i liruar nga masa e paraburgimit”.