Berisha tregon pse Haradinaj e krahason vetën me macen: Është maçorr, por...

Aktuale

Berisha tregon pse Haradinaj e krahason vetën me macen: Është maçorr, por...

Nga: B.S Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:34
Ramush Haradinaj dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar fjalimin e sotëm të Ramush Haradinajt në Kuvend, i cili tha se është si një mace, njëqind herë me u rrëzu, prapë në këmbë do të ngitet.

“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë.  Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrzu edhe m’u qu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, u shpreh Haradinaj.

Por si Berisha ka treguar pse Haradinaj e krahason vetën me macen.

“E krahason veten me macen, shkaku i shkathtësisë së maces për t’u ngjitur në lis dhe për të kërcyer lart sa tre herë gjatësia e saj, ama, kërce ti lart sa të duash, hijenat që i ke përmbas shpinës pa ta zënë bishtin nuk e lënë, se maca ka bisht, s’di a po e ndjen bishtin tënd”, ka shkruar ajo, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Ia punësojnë dhëndrrin pa e pyetur, aq s’ta bën hesap kush për kryeministër.

Gjynah.

Është maçorr, por e ndjen veten mace. 
Kush që e rrëzon s’ka.

I ka nëntë shpirta, nëntë jetë, si lugati, tre jetë i ka për lojë, tre jetë i ka të ‘humbura’ dhe tre jetë të tjera i rrinë pezull, sepse dy jetëra i kalon në gjumë.

E krahason veten me macen, shkaku i shkathtësisë së maces për t’u ngjitur në lis dhe për të kërcyer lart sa tre herë gjatësia e saj, ama, kërce ti lart sa të duash, hijenat që i ke përmbas shpinës pa ta zënë bishtin nuk e lënë, se maca ka bisht, s’di a po e ndjen bishtin tënd.

‘Kureshtja e ka hëngër macen’, i thotë njëra idiomë tjetrës, kurse tjera idiomë i përgjigjet ‘Fute macen në mesin e pëllumbave’ dhe e sheh ti çka ndodh.

Ti thuaj jam ‘luan’, ‘arushë’, apo ‘pelë
e egër’, ne kemi nevojë për ‘bisha’ që i thonë ‘ujit-ujë’ anipse vetë nuk e pinë, e ku e gjete bash macen me krahasu me veten, kur ti e di shumë mirë se shqiptarët kanë qëndrim negativ për macat.

Ti kur na trupon udhën, na e prenë fati i zi rrugën, prandaj ne kthehemi tre hapa prapa dhe e pështyjmë tokën.

Sa për që maca është e fortë, harroje atë proverb, sepse miliona maca i hanë kinezët gjatë dimrit të bindur se mishi i tyre i mban ngrohtë.
Sa për që je mace ta rrjepin lëkurën e marojnë bunda prej saj.

E di që i kanë zënë krejt emrat e kafshëve për t’u identifikuar me to, ama, më mirë të bie me qenë ‘thi’ në Kosovë se s’të han kush me të gjetë fjet, ose ‘majmun’ me qenë njëqind herë kalon më kollaj sesa me qenë ‘mace’.

Deri tani, punën më së miri që ke bërë është e puthura që u ke dhënë organizatoreve të ‘Ballos shqiptare’, tamam zjarrtë dhe pa pardon, si një i burgosur që s’ka parë femër me ‘shekuj. Mjerisht që macet nuk e kanë shqisën e ëmbëlsisë.

Macet janë ‘të mira’ se i hanë minjtë. Kur Noa iu lut Zotit t’i ndihmojë në betejën e tij kundër minjëve që ia hanin ushqimin në varkë, Zoti iu përgjegj Noas duke e bërë luanin të teshtijë, dhe nga teshtitja e luanit ‘lindi’ maca dhe i hëngri minjtë.

P.S. Maca ka dëgjuar nga mediat se si ia kanë punësuar dhëndrrin në një vend të nalt diku te Fondi i pareve të mëdha, pa e pyetur fare. 
Këtu po tregon puna se ne kemi të bëjmë me një mace ngjyrë-bojë kafe, nuk kemi të bëjmë me mace të zezë që m’u tutë gjinja prej tij...
ku ke me çu më larg ti, ia kanë punësu dhëndrrin pa e pyetur, kaq që s’ta bëjnë hesap e s’ta pyet kush send n’dynja, madje as për dhëndrrin.

T’kish qenë Xhavit Hajdari miu të kisha thënë shko ‘haje’ me një kafshatë (e shpëtona varkën), por ai është hijenë, prandaj kujdes motra, veç kur ta shohësh veten ‘lesh’ për bundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat