Zgjedhjet për kryetar të ri të AGK-së mbahen më 16 Dhjetor

Aktuale

Zgjedhjet për kryetar të ri të AGK-së mbahen më 16 Dhjetor

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:51
AGK

Me rastin e dorëheqjes së kryetarit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se do të mbajë zgjedhjet për kryetar të ri me datë 16 Dhjetor duke filluar në ora 10:00.

“Ndërkohë për të evituar tollovinë në organizim të ngjarjes ju njoftojmë se anëtarësimet e reja nuk do të procedohen gjatë rrjedhës së Kuvendit Zgjedhor të AGK-së; porse të gjithë a) gazetarët; b) kameramanët; c) foto reporterët; dhe d) redaktorët e rinj që dëshirojnë të anëtarësohen për të votuar në Kuvendin e radhës këtë mund ta bëjnë deri me datë 13 dhjetor 2017 – në mënyrë që AGK të ketë kohë t’i përgatis listat e votuesve. Pas Kuvendit Zgjedhor regjistrimet e anëtarëve të rinj do të hapen prap pa kufizim kohor”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndërsa AGK thekson se për lokacionin dhe agjendën e ecurisë së Kuvendit Zgjedhor do informojnë së shpejti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat