Të enjten mbahet seanca, jo të dielën

Aktuale

Të enjten mbahet seanca, jo të dielën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:08
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është caktuar që të enjten e ardhshme në orën 10:00 të mbahet seanca e radhës plenare.

Ai ka bërë të ditur se Projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, do të futet në rend të ditës vetëm pas shqyrtimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

Veseli: Seanca e radhës do të mbahet të enjten

“Seanca e radhës parlamentare do të mbahet të enjten, pikatë rendit të ditës do të jenë ato të cilat kanë qenë në pritje, në kuvendin e Kosovës. Tani kur po flasim nuk ka asnjë çështje e cila është në pritje në agjendën e kuvendit, pra do të vazhdojmë në këtë mënyrë të enjten në orën 10 do të kemi seancën parlamentare. Në pikat e rendit të ditës që i kaluam, nuk ka qenë çështja e demarkacionit për arsye se ai projektligj kalon në radhë të parë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe në momentin kur e përfundojnë komisionet, pastaj procedohet për në seancë plenare”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat