“Fytyra” e vërtetë e Ramush Haradinajt, Mehës ia përplasi hartat, tash voton pro Demarkacionit (Dokument)

Aktuale

“Fytyra” e vërtetë e Ramush Haradinajt, Mehës ia përplasi hartat, tash voton pro Demarkacionit (Dokument)

Nga: Bota Sot Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:17
Ramush Haradinaj ishte nervozuar në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm më 2015, kur ishte pranuar raporti i Mehës për demarkacionin, duke e quajtur atë “peder” dhe duke ia përplasur hartat për fytyre

Sa ishte në opozitë, Ramush Haradinaj ishte ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj edhe gjatë fushatës zgjedhore, kishte premtuar se çështjen e Demarkacionit me këtë shtet fqinj, do ta zgjidhte brenda tre muajve dhe se Kosova nuk do të humbte territor.

Ai u kishte premtuar banorëve të Dukagjinit se Kullën dhe Çakorrin nuk do t’ia japin Malit të Zi.

Por, me të marrë postin e kryeministrit, Haradinaj ka ndërruar qëndrimin, duke lënë të kuptohet se kauza e tij ishte e rrejshme vetëm për të ardhur në pushtet.

Ndonëse shkarkoi Komisionin Shtetëror për Shënjimin e Kufirit të kryesuar nga Murat Meha, të cilin e zëvendësoi me Komisionin e ri të Shpejtim Bulliqit, Haradinaj ka nënshkruar marrëveshjen e njëjtë.

Haradinaj kishte pasur shumë problem me Murat Mehën më 2015, madje një herë situata edhe ishte ashpërsuar, kur ai e kishte ofenduar Mehën, duke e quajtur edhe "peder" dhe duka ia përplasur hartat për fytyre.

“Nuk bën me shpërnda raportin e atij pederi këtu... Nuk do të lejoj me ndodh takimi i komisionit me raport të atij njeriu këtu… Fizikisht nuk e lejoj derisa të vjen policia unë nuk dal prej kësaj salle, sepse duhet edhe ju ta keni një kufi se deri ku mund të shkoni kështu, nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi…. Nuk guxoni raport të Murat pederit me pru edhe një herë këtu. Nuk ka kështu, nuk është ky vend bash qysh po kujtojnë njerëzit, kujt t’i ç... i pari me ardh me u tall me ne”, kishte thënë Ramush Haradinaj.

Por, në dokumentin që po e publikojmë më poshtë, shihet se Haradinaj ka nënshkruar edhe raportin e Komisionit të ri Shtetëror për vlerësimin e punës së ish-Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë-Mali i Zi (2012-2015), marrëveshje kjo për të cilin bëri aq shumë zhurmë.

Kujtojmë se për këtë marrëveshje ishte rrëzuar edhe Qeveria e Isa Mustafës, për shkak se koalicioni qeverisës nuk mund t’i siguronte numrat për miratimin e Demarkacionit, që mbetet kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Image
Dokumenti i nënshkruar nga Ramush Haradinaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat