I dyshuari për sulm ndaj Sokol Zogajt arrestohet në Gjermani

Aktuale

I dyshuari për sulm ndaj Sokol Zogajt arrestohet në Gjermani

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Sokol Zogaj

Autoritetet gjermane kanë arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Kallxo se një 37 vjeçar me inicialet B. A është arrestuar në Gjermani.

“Mbështetur në kërkesën për arrestimin e të dyshuarit B.A, viti i lindjes 1980, autoritetet gjermane kanë ndaluar të njëjtin dhe kanë njoftuar lidhur me këtë PK-në”, tha Krasniqi.

Zogaj ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë më 16 gusht të këtij viti.

Nga sulmi ai kishte marrë lëndime trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat