“Shpërthejnë” akuza të rënda: “Shtabi i Gllogjanit” kishte lëshuar fletarrest për arrestimin e Sali Çekaj me autorizim që të vritet

Aktuale

“Shpërthejnë” akuza të rënda: “Shtabi i Gllogjanit” kishte lëshuar fletarrest për arrestimin e Sali Çekaj me autorizim që të vritet

Nga: B.S Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 08:00
Sali Çekaj me bashkëluftëtarë të UÇK-së

Shoqata e veteranëve të luftës, FARK- UÇK, me seli në Zvicër, përmes një postimi në faceook, kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit aktual, Ramush Haradinajt.

Sipas kësaj shoqate, "Shtabi i Gllogjanit" kishte lëshuar fletarrest për arrestimin e Sali Çekajt, me autorizim që nëse reziston të vritet.

“Atyre ju ishte plaqkitur armatimi dhe të zhveshur lakuriq janë detyruar para një xhipi të ecin nga Gllogjani deri në fshatin Irzniq të cilin e drejtonte "Togeri i Ramushit" Idriz Balaj. Këta njerz sot janë gjallë dhe ky është fakt qê dihët në krejt Rrafshin e Dukagjinit. Poshtu fakt që dihët është se "Shtabi i Gllogjanit" ka lëshuar fletarrest ilegal për arrestimin e Sali Çekaj me autorizim që nëse reziston të vritet”, thuhet ndër tjerash në reagimin e kësaj shoqate në faqen e tyre në facebook.

Image
Komunikata

Ja komunikata e plotë:

Kur profiterët duan ta shtrembojnë të vertetën sikurse "RAMUSH MACA ME 9 SHPIRTA"

Para disa ditëve eprori i lartë i FARK-ut, ushtaraku i karrierës Skender Hasangjekaj reagoi publikisht rreth dyftyrësisë amorale të atij që e quan vehtën kryeminiSHtër i KoSHovës.

KryeminiSHtrit te zgjedhur me votat e Listës Srpska, po ja kujtojmë se kishte qenë ai kur ju ka dalë në pritë oficerëve dhe njesive operative të brigadës 134, 131, 133 në Jasiq dhe Junik dhe i ka kerrcënu me vrasje nese nuk kthehen kah kanë ardhë. Aty kanë qenë edhe disa që sot janë heroj dhe dëshmor të Kosovës, si Sali Çekaj, Agim Ramadani, Lumni Surdulli, Rrustem Bruqi etj. Ishte tehjequr Ramush Maca sepse trimat nuk e kishin ndërmend me u kthy pa ja tregu vendi Serbisë.

Turp KryeminiSHtër, se nuk kemi harru.

Edhe ne Prapaqan e kishte rrethu kazermen dhe i kishte kërrcënu me armë. Po ja kujtojmë se kishte qenë personalisht Sali Çekaj që i ka thenë Pushka top tu bëftë. Falë zgjuarsisë së komandantit Tahir Zemaj që kishte pranu me bisedu ishte shpëtu pa pasur vllavrajes me Ramush MACËN dhe disa maqorra rreth tij.

Edhe një fakt se gjatë luftës në mes të ditës me datën 5.7.1998 kishte arrestuar në fshatin Irzniq 3 ushtarë nën komandën e kolonel Tahir Zemaj që në kordinim me Sali Çekaj po sillnin armatim dhe paisje nga Shqipëria. Ata të lidhur i kishte dërguar në të ashtuquajturin shtab të Gllogjanit.

Ushtarët, Petrit Lokaj ( tani pjestar i policisë së Kosovës), Idriz Ukëhaxhaj dhe Ismet Çekaj, në prezencë të Ramush Haradinaj janë malltertuar dhe rrahur nga të ashtuquajturit pjestarët e Shqiponjave të Zeza të cilat ishin grup i Daut Haradinaj, ndersa ushtari Ismet Çekaj i cili ka qenë edhe pjesë e grupit gueril të Sali Çekaj është plagosur me armë nga vet Ramush Haradinaj në krahun e dajthtë.

Atyre ju ishte plaqkitur armatimi dhe të zhveshur lakuriq janë detyruar para një xhipi të ecin nga Gllogjani deri në fshatin Irzniq të cilin e drejtonte "Togeri i Ramushit" Idriz Balaj. Këta njerz sot janë gjallë dhe ky është fakt qê dihët në krejt Rrafshin e Dukagjinit.

Poshtu fakt që dihët është se "Shtabi i Gllogjanit" ka lëshuar fletarrest ilegal për arrestimin e Sali Çekaj me autorizim që nëse reziston të vritet.

Sali Çekaj në atë kohë ishte i emëruar Ndihmëskomandant për Moral pranë njesive operative të MMRK në Rrafshin e Dukagjinit të cilat ishin nën komanden e kolonel Tahir Zemaj.

Kishte qenë personalisht Faton Mehmetaj një "zog" i Ramush Haradinit, i cili e cilësonte Sali Çekun si të rrezikshëm sepse është njeri i Ibrahim Rugovës dhe i LDK.

Për ta ruajtur nga eleminimi fizik, komandanti Tahir Zemaj e autorizon me detyrë të re Sali Çekun dhe e dergon në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë per pergaditjen e armatimit së bashku me kolonel Ahmet Krasniqin.

Tash Ramush Maca me 9 shpirtra, shkon dhe i përulet Sali Çekaj para permendorës. Turp, sepse Salihu asnjëherë nuk arriti i gjallë të kthehet në Kosovë.

Si mund të harrohën krimet në ditët e para të çlirimit kundër pjestarëve të FARK-ut.

Torturimi dhe vrasja e 4 ushtarëve të brigadës Mërgimi në Qershor të vitit 1998. Ushtarët nën komandën e Ramush Haradinaj të cilëve ju printe Togeri dhe Daut Haradinaj, mjerisht sot Deputet, i vranë në menyrën ma mizore Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizaj vetëm pse ishin ushtarë të njesive institucionale të MMRK.

Togeri u denua me 15 vjet dhe Dauti me 5 vjet për bashkëkordinim të kësaj vrasje.

Edhe policët Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj gjatë luftëd ishin oficer të kolonel Tahir Zemaj dhe bashkëluftar të Sali Çekaj në Dukagjin dhe Koshare. Edhe ata u vranë nga njeriu besnik i Ramush MACËS, krimineli Bedri Krasniqi i cili u denua 27, 5 vjet burg.

Këto janë vetëm disa fakte për krimet ndaj ushtarëve shqiptar besnik të vijës së Presidentit Rugova.

Po të kishte ftyrë Ramush MACA me 9 shpirta, së paku nuk do të shkonte te familja e Ibrahim Rugovës, as varri i Sali Çekaj e as nuk do të na tregonte prralla të patriotizmit sepse për çdo ditë e më tepër po e vert Kosovën.

SH.V,L - FARK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat