Haradinaj: Bujqësia e ka vëmendjen e duhur të qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Bujqësia e ka vëmendjen e duhur të qeverisë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:10
Haradinaj në konferencën e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR)

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural ka marrë vëmendjen e duhur nga Qeveria e Kosovës, e cila synon të krijojë qëndrueshmëri për bujqësinë.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), me temën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”.

Kreu i ekzekutivit  tha se sektori i bujqësisë dhe në përgjithësi zhvillimi rural ka vëmendjen e qeverisë dhe kjo vërtetohet me rritjen e buxhetit për këtë sektor.

Haradinaj: Bujqësia do e ketë vëmendjen e qeverisë

“Në emër të qeverisë së vendit është se në vitin që vjen do t’i kushtojmë vëmendje, pra do të jemi të orientuar edhe me vëmendje në zhvillimin e bujqësisë, pra një zhvillim i qëndrueshëm, po ashtu e vlerësojmë lartë edhe potencialin pra resurset e pylltarisë të Kosovës janë vërtet të çmuara dhe kur flasim për zhvillim rural, kur flasim për ujërat të gjitha janë të ndërlidhura në proces të zhvillimit tonë“, tha ai.

Haradinaj ka kërkuar që grantet dhe subvencionet të ndahen për bujqit dhe fermer, në të kundërtën, ai tha se do të angazhohet edhe personalisht.

Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës do të arrijë me projekte e veta për këtë sektor edhe në veri.

Haradinaj: Grantet dhe subvencionet të shkojnë tek ata që i meritojnë

“Është shumë me rëndësi që me zbatim pra të arrihet deri tek saktësia, kjo saktësi do të na ndihmoj shumë edhe në një  lloj drejtësie e çka është kjo drejtësi për të cilën do të angazhohem edhe personalisht është që vërtet kujdesi, përkrahje, grantet dhe subvencionet të arrijnë tek ata që i meritojnë, tek ata që iu takojnë. Është me rëndësi që në këtë shpërndarje të kemi kujdes për të gjithë pra për të gjitha zonat e Kosovës që merren me bujqësi e pra që janë aktive edhe ku jetojnë komunitetet edhe në veri të Kosovës, qeveria duhet të mbërrijë me projektet e veta, me grantet me subvencionet”, tha ai.

E  agjencionin i cili merret me ndarjen e granteve dhe subvencioneve, Haradinaj e paralajmëroi se do të reflektojë në të gjitha nivelet dhe nuk do të lejojë që kjo gjendje të shkojë në pa kufi nëse këto mjete nuk ndahen për fermerët dhe bujqit që kanë nevojë.

Kryeministri i vendit tha po ashtu tha se Kosova nuk e ka të lehtë të krijojë vende të reja të punës, por vlerësoi se sektori i bujqësisë është një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës kryesisht sezonale të cilat nuk do t’i sillnin të hyra buxhetit por do të ulin nivelin e papunësisë në vend.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Nenad Rikalo  bëri të ditur se përmes ngritjes së prodhimit primar bujqësor, ngritjes së vendeve të punës dhe ngritjes së  produktiviteti në bujqësi tentojnë të ngritin konkurrencën në treg.

Ai tha se për vitin 2018 i kanë vendosur dy masa përmes të cilave do të financojnë projekte kapitale bujqësore, si dhe do të ndajnë mjete për zhvillim rural.

Rikallo: Në vitin 2018 kemi dy masa shtesë

“Ne në vitin 2018 do të kemi dy masa shtesë të cilat nuk kanë qenë më herët dhe këto janë që do të financojmë projekte kapitale bujqësore. Me këto masa kemi paraparë që prodhuesit e vogël të kenë përkrahjen tonë nga ministria dhe qeveria dhe kemi paraparë që këto probleme serioze që janë paraparë në tregun bujqësor duhet të investojmë në teknologji të re, në prodhime të reja dhe do t’i përkrahim edhe këto komuna. Zhvillimi i mjediseve rurale do të jetë një model sipas modelit evropian dhe kur t’i targetojmë regjionet e caktuar i ndihmojmë atëherë zhvillohet tërë ekonomia në të gjitha regjionet”, tha ai.

Rikalo po ashtu tha se me qëllim të rritjes së transaprencës për ndarjen e subvencioneve dhe granteve do të aplikojnë edhe sistemin online.

Certifikimin e prodhimeve bujqësore  sipas standardeve evropiane, ministri Riakallo e konsideroi të domosdoshëm për depërtim në tregun ndërkombëtar.

Ndërkaq, Luigi Bruso nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se Kosova duhet ta harmonizojë legjislacionin e saj me atë evropian që të bëjë një plan të përbashkët për sektorin e  bujqësisë me qëllim të ngritjes së konkurreshmërisë.

Bruso tha se IPA i ka dhënë Kosovës një mbështetje prej 10.5 milionë euro si grante për rritjen e sigurisë së ushqimit.

Sipas tij, edhe  BE ka ndihmuar Kosovën me 8.4 milionë euro shtesë në IPA 2 për sigurinë e ushqimit, veterinarinë dhe politikat fitosanitare.

Luisi Bruso e ka vlerësuar lart gatitshmërinë e akterëve qendrorë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë me krijimin e strukturave për menaxhmente të intervenimeve bujqësore dhe zhvillimit rural.

Bruso: Krjimi i strukturave  për menaxhmente për intervenime bujqësore arritje e madhe    

“Miratimi në prill të këtij vit në vendimet për ët krijuar struktura për menaxhmente vërtet të intervenimeve bujqësore dhe zhvillimi rural janë të ngjashme me modelin ipard dhe është një arritje shumë e madhe drejtë anëtarësimit në BE prandaj shfrytëzoj rastin për të shprehur vlerësimin tonë të lartë për përpjekjet të cilat janë bërë në këtë vend për të siguruar një zhvillim të mirë të bujqësisë në Kosovë si dhe për gatishmëri e akterëve qendror për ti marr të gjitha masat për harmonizimin me politikat e BE-së për përfshinë dy kapituj të BE-së“, tha ai.

Ndryshe, në këtë konferencë është prezantuar edhe plani strategjik i MBPZH-së, i cili është në harmoni me objektivat strategjike të BE-së për vitin 2020, sipas të cilit synohet rritja e prodhimtarisë, zvogëlimi i importit të produkteve bujqësore, ruajtja dhe krijimi i vendeve të punës, si dhe krijimi i lehtësirave në këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat