Daçiq-Lavrov bisedojnë edhe për Kosovën

Aktuale

Daçiq-Lavrov bisedojnë edhe për Kosovën

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 13:45
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, i cili po qëndron për vizitë në Moskë në kuadër të delegacionit të presidentit Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij rus Sergej Lavrov me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Kosovën.

Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore si të mira dhe se bashkëpunimi po zhvillohet në të gjitha drejtimet.

Daçiq ka falënderuar Lavrov “për mbështetjen e fuqishme të Rusisë për integritetin territorial të Serbisë dhe shtoi se për Serbinë është me rëndësi të madhe që të vazhdojë me Rusinë shkëmbimin e informacioneve në organizatat ndërkombëtare sa i përket Kosovës”.

Ndryshe, Lavrov ka pranuar ftesën e Daçiq për të vizituar Serbinë në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat