Deklarata e njërit nga drejtuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së pas luftës, ka nxitur reagimin edhe të Mentor Aganit, i biri Fehmi Aganit.
Haradinaj, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se nuk “është punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së”.
Por, Mentor Agani, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me këtë deklaratë, Haradinaj i ka hyrë garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës.
"Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves. Konkurenca per kete 'titull' eshte teper e fuqishme", ka shkruar i biri i strategut të ndjerë të LDK-së./BS