Albin Kurti kandidat për kryetar të Vetëvendosjes, partia ia pranon kandidaturën

Aktuale

Albin Kurti kandidat për kryetar të Vetëvendosjes, partia ia pranon kandidaturën

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 23:46
Albin Kurti

Erzen Vraniqi, sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendojses, ka njoftuar se Albin Kurti do të kandidoj për kryetar të kësaj partie.

Në një postim në Facebook ka shkruar se sot ka nënshkruar pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat