Limaj: Nuk do të ketë barriera për njerëzit që ndihmojnë zhvillimin e vendit

Aktuale

Limaj: Nuk do të ketë barriera për njerëzit që ndihmojnë zhvillimin e vendit

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 12:30
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ideja e këtij memorandumi në mes ministrive është që në top listë të jetë punësimi.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me synimin të rritjes së kuadrove profesionale dhe uljes së papunësisë në vend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ideja e këtij memorandumi në mes ministrive është që në top listë të jetë punësimi.

"Barrierat ne mund t’i kalojnë nëse koordinohemi mirë shteti me biznesin, agjencioni me ndërmarrësit dhe ky koordinim na ndihmon t’i arrijmë detyrat tona”, tha ai.

Për më tepër, Limaj tha se shteti duhet ta lehtësojë dhe ndihmoj kërkesën për fuqi punëtore.

“Prioritet i kësaj qeverie është profilizimi i fuqisë punëtore. Është koha që agjencionet e ministrive me këtë problematikë t’i koordinojnë politikat dhe të krijohet një rreth i mbyllur. Nëse fokusohemi te zbatimi i politikave do të ndryshojmë gjendjen aktuale", tha ai.

Limaj tha se duhet pasur kujdes me prodhuesit vendor, pasi ata kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

"Porosia është kujdes me prodhimin vendor, kujdes me biznesin me ekonominë e vendit. Kanë ndryshuar gjërat, mos krijoni barriera për njerëzit që ndihmojnë zhvillimin e vendit. Kërkojmë nga ju t’i mbikëqyrim zbatimin deri në fund dhe të vijnë atje që agjencioni i punësimit është adresa ku duhet të drejtohet djemtë dhe vajzat e reja të Kosovës”, tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani deklaroi se nevoja për këtë memorandum ka lindur nga kërkesat e bizneseve për mungesë të kuadrove.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, tha  MASHT-i në vitin 2018 do ta ketë një projekt strategjik për zhvillim të shkollave profesionale, të cilat do të ndahen sipas profilit të kërkesave të regjionit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha janë mbledhur të konkretizojnë bashkëpunimin në mes këtyre ministrive me qëllim të jetësimin të programeve të tyre që kanë qëllim punësimin, zhvillim dhe aftësim profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat