Bunjaku: Nuk dua ndihmë prej Ramushit, vetëm të mijat të mos mi vjedh

Aktuale

Bunjaku: Nuk dua ndihmë prej Ramushit, vetëm të mijat të mos mi vjedh

Nga: B.S Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Ramush Haradinaj

Opinionisti Haki Bunjaku, përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë  e gazetës “Bota sot”, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e pagës së tij dhe të stafit.

Bunjaku ka thënë se nuk dëshiron para nga kryeministri, por thotë se shpreson që “Haradinaj, të mos ia marrë edhe paratë e tij, për t’i paguar ministrat e zëvendësministrat e tij".

Më poshtë shkrimi i plotë i Bunjakut:

Mirësia e krye ...ministrit,Ramush Haradinaj

Ramushi ynë e paska vendos (me një), me hjek dorë nga ligësitë, se shpirt po bajmë!

Sivjet e paska shpall: Vit të sadakasë, prandaj (ëndërr) e paska mbush një strajcë pare (të haramit) dhe paska ardh në shtetin Helvetik, për të shkepë sadakë, apo, si po e praktikojnë këtu ,para vitit të Ri, për rrogën e 13-të!

Unë nuk due pare as ndihmë prej tij, se bandit hesapi, që edhe humanitetin e ka plot sherr, por vetëm të mijat të mos mi (vjedh), përvetësoi për t’i paguar gjithë atë kallabllak ministra e zëvendësministra!

Tash ,për së mbari, puna e parë që duhet bërë: -Ramushit me ia zgjedh një zëvendës, se garant, edhe ai më përvetësues, më hajn e më dallkuak nuk qëllon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat