Ministri i Arsimit në mes të këtij muaji degradon gjashtë Universitetet Publike në Fakultete

Aktuale

Ministri i Arsimit në mes të këtij muaji degradon gjashtë Universitetet Publike në Fakultete

Më: 3 janar 2018 Në ora: 23:25
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike.

Ai ka thënë se universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen.

Bytyqi theksoi se komisioni i formuar për të vlerësuar gjendjen e universiteteve publike, do të dalë me një raport, i cili do të tregojë qëndrueshmërinë e tyre.

I  pyetur nga gazetarët rreth iniciativës për shndërrimin në fakultete të gjashtë Universiteteve Publike, ministri Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ky vendim do të merret nga mesi i këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat