Deklarata e përbashkët e Shteteve të Kunitit lidhur me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës është një mesazh i qartë që duhet të merret parasysh nga ana e krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës.
Kjo për faktin se përmes kësaj deklarate, ambasadorët e këtyre shteteve u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit që të heqin dorë nga kjo iniciativë që është e dëmshme për vendin.
“Ftojmë të gjithë liderët e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrisin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
Më tej në këtë deklaratë thuhet se kushdo që e mbështet iniciativën për shfuqizimi e speciales vepron qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet e tyre.
Për këtë deputet të LDK-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se institucionet e Kosovës duhet të dëgjojnë deklaratën e miqve tanë ndërkombëtarë që janë sponzorizues të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e jo të lëshohen në aventura të tilla që e vëjnë në rrezik edhe pavarësinë e Kosovës.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën kombëtare “Bota sot”)