Zëvendësministri i AAK-së, i reagon Kadri Veselit

Aktuale

Zëvendësministri i AAK-së, i reagon Kadri Veselit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 8 janar 2018 Në ora: 14:22
Kadri Veseli

Shkrimi autorial i Kadri Veselit që flet për zhvillimet e fundit rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale ku prek me kritika edhe partitë në koalicion ka nxitur reagime tek zyrtarët e AAK-së.

Në një prononcim për “Bota sot”, zyrtari i AAK-së, Anton Berisha dhe njëherit zëvendësministër i jashtëm ka komentuar pikëpamjet e Veselit të shfaqur në shkrimin e tij.

Image
Anton Berisha

“Veseli për mes këtij shkrimi autorial ka shfaqur pikëpamjet e tij si kryetar i partisë. Ai është kryetar i partisë dhe është kryesia e subjektit të tij politik që merr vendime”, tha Berisha për “Bota sot”.

Berisha ka komentuar edhe mundësinë e përgatitjes së skenarit të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë e Haradinaj.

“Unë nuk mund të merrem me parashikime të tilla. Momentalisht, ne e kemi një koalicion, i cili për momentin është në funksion dhe po vazhdon punën”, shtoi Berisha.

Ndryshe, Veseli në shkrimin e tij autorial e ka quajtur dramatike, mbrëmjen e 22 Dhjetorit që u tentua Shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se në këtë çështje kanë kontribuar të gjitha partitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat