‘Nuk i besoj Kadri Veselit, derisa të shoh qëndrimin zyrtar të PDK-së për Specialen’

Aktuale

‘Nuk i besoj Kadri Veselit, derisa të shoh qëndrimin zyrtar të PDK-së për Specialen’

Më: 11 janar 2018 Në ora: 06:25
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Deputeti i Aletrnativës, Ilir Deda, e ka parë me shqetësim vizitën që dy emisarët nga Bashkimi Evropian do t’i bëjnë Kosovës gjatë ditës së nesërme, e një nga arsyet e ardhjes së tyre  në Kosovë është Gjykata Speciale.

Sipas tij pas një vizitë të tillë Bashkimi Evropian do të riformulojë qëndrimin për Kosovën.

“ Vizita e pa planifikuar e emisarëve  do të qojë edhe një formulim të ri të qëndrimit të BE-së për Kosovën. Kjo nuk ndodh shpesh që Gjermania dhe Franca të dërgojnë njerëz për Ballkanin” ka thënë Deda.

I pyetur që nëse i beson letrës së Kadri Veselit lidhur me Gjykatën Speciale, Deda ka thënë se vazhdon të jetë skeptik.

“ Unë jam skeptik derisa të shoh vendimin zyrtar të PDK-së, që ata nuk do të jenë pjesë e asaj inciative. Kam drojë që ata prap mund të tentojnë diçka të tillë përsëri” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat