"Biiipi" i televizonit që nxori emrin e Ramush Haradinajt?

Aktuale

"Biiipi" i televizonit që nxori emrin e Ramush Haradinajt?

Nga: Drilon Rrahmani Më: 12 janar 2018 Në ora: 21:25
Ramush Haradinaj dhe Shkumbin Mehmeti

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Mehmeti, që njëherësh është i dënuar për dy raste ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova, ku ka rrëfyer për përvojat e tij personale brenda atij grupi duke përmendur edhe emra që sot janë në qeveri.

Televizoni i Klan Kosovës ka përcjell me një "biiip", atë emër që thotë dëshmitari Mehmetaj, mirëpo siç duket ai emër është Ramush Haradinaj, pasi vërhet nga lëvizja e buzëve dhe mos koordinimi i mirë nga televizioni mes "biiipit" dhe emrit që thotë dëshmitari Shkumbin Mehmeti.

Për më shume ndiqni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat