Teoria e Eqrem Kryeziut - Thaçi, Veseli e Haradinaj në rrugë për t’u bërë aleatë me Rusinë e Serbinë

Aktuale

Teoria e Eqrem Kryeziut - Thaçi, Veseli e Haradinaj në rrugë për t’u bërë aleatë me Rusinë e Serbinë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 00:04
Eqrem Kryeziu

Ish-deputeti i LDK’së Eqrem Kryeziu ka folur lidhur me nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas tij tre liderët Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duke përkrah këtë nismë janë në rrugë për t’u bërë aleatë të Rusisë dhe Serbisë. SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po kundërshtojnë fuqishëm një hap të tillë.

Shkrimi i plotë i Kryeziut në Facebook.

Paralajmërimi dytehësh

Paralajmërimi amerikan se, në rast se institucionet e Kosovës e zhbëjnë Gjykatën Speciale, SHBA nuk do të kundërshtonte më nismat ruse në KS të OKB për këtë çështje - shqetëson maksimalisht shoqërinë kosovare. Ky shqetësim asgjëmangut nuk prek asnjë shtresë të sferave të larta të shtetit.

Pse ndodh kjo?

Ka vetëm një shpjegim: Po qe se Rusia e Serbia do të amnistonte fajet eventuale të këtyre, nuk u prish punë t’ia ndërrojmë kursin përgjithmonë Kosovës.

Pse?

Ç’ka këtu për t’u tmerruar?

A nuk është Kosova pronë personale e tyre?

Thaçi, Veseli e Haradinaj, po tentojnë ta përsërisin natën e 22 dhjetorit, që ta kontrabandojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat