“Aleat me perëndimin dhe ngulja e thikës pas shpine, nuk shkojnë”

Aktuale

“Aleat me perëndimin dhe ngulja e thikës pas shpine, nuk shkojnë”

Nga: A.S Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci dhe njëherit drejtor në Institutin KIPRED ka bërë një koment kritik ndaj krerëve më të lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Në një koment në profilin e tij në facebook, ai ka shkruar se këta liderë po flasin për miqësi me perëndimin, e në anën tjetër po ia ngulin thikën pas shpine.

Ky është komenti i tij i plotë në facebook?

Kosova eshte duke menduar se jemi shnderruar ne aleat te protektoreve (mbrojtesve)tone - SHBA-ve dhe vendeve kyce te BE-se, por ne nuk kemi vetedije te te qenurit aleat dhe as nuk jemi rritur qe te behemi te tille, dhe ate jo se paku me kete establishment qeveritar.

Deklarimi i aspiratave per te qene aleat me perendimin dhe ngulja e thikave pas shpines nuk shkojne njera me tjetren. Ngulja e thikes ne shpine mbrojtesve tone per interesa meskine te disa individeve eshte nje indikator i fuqishem qe tregon se si qeveriset vendi yne nga establishmenti i tanishem, qe interesat individuale i shnderron ne veprime shteterore, te cilat jane ne kundershtim te plote me interesat e qytetareve.

Kapja e shtetit nuk ka emer dhe mbiemer tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat