Hashim Thaçit nuk iu lejua vizita te Isa Mustafa

Aktuale

Hashim Thaçit nuk iu lejua vizita te Isa Mustafa

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:53
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ai ka biseduar në telefon me ish-kryeministrin Isa Mustafa, të cilit, siç thotë, i ka ofruar përkrahje.

Madje Thaçi ka njoftuar se ka dashur të shkojë ta takojë Mustafën, por procedurat e trajtimit nuk ia lejuan një gjë të tillë.

Ai njofton në Facebook:

Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë.

Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat