Dëshmia e Shkumbin Mehmetit, një fillim pozitiv në zbardhjen e vrasjeve politike

Aktuale

Dëshmia e Shkumbin Mehmetit, një fillim pozitiv në zbardhjen e vrasjeve politike

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 janar 2018 Në ora: 14:36
Dëshmitari Shkumbin Mehmeti

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se mbeten në duart e organeve të rendit dhe të drejtësisë deklaratat e Shkumbin Mehmeti për vrasjet e pasluftës.

“Prandaj unë po shpresoj se të gjitha akuzat e tij do të hetohen seriozisht nga organet kompetente dhe të provohet vërtetësia e tyre. Populli thotë se "asgjë nuk mbetet për atë dynja", prandaj unë edhe po dua të besoj dhe të shpresoj se dëshmia e tij të jetë fillimi i zbardhjes se të gjitha vrasjeve, posaçërisht të atyre me karakter politik”, thotë Gecaj.

Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur Shkumbin Mehmeti në një intervistë në “Klan Kosova”, ka pranuar se pas luftës ka qenë pjesë e një grupi që është përfshirë në një mori vrasjesh që ishin kryesisht ndaj veprimtarëve të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat