Bozhoviq: Serbia s’ka pse të përzihet në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Bozhoviq: Serbia s’ka pse të përzihet në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:12
Bojan Bozhoviq

Ish gazetari serb, Bojan Bozhoviq, ka folur në lidhje me vrasjen e politikanit të ndjerë, Oliver Ivanoviq, duke lënë fajtorë institucionet serbe.

“Ata që janë fajtorë, dalin në televizor. Kush ka dalë në tv, Beogradi apo Prishtina? Marko Gjuriq ka dalë”.

“Nëse në fshat kemi një vrasje, i pari që vjen për ngushëllim është fajtori. Normal, kush fol i pari është fajtor. Pse me dal Gjuriqi me deklaratë kur vritet Oliver Ivanoviq?”.

“Pse të përfshihet Serbia? Kosova është shtet i pavarur dhe ne kemi organe për t’i hetuar këto raste”, u shpreh Bozhoviq në emisionin Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat