Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar bisedën e presidentit Thaçi me presidentit e Serbisë, Vuçiç.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrustemi ka thënë se presidenti pothuajse ia ka hapur dyert Vuçiçit për të sjellë hetuesit e Serbisë në Kosovë, përcjell Bota sot.
“Hashim Thaçi thuajse ia paska hapur portat Vuçiqit që me i sjellë edhe hetuesit e policët e Serbisë. Për çfarë ligji e ka fjalën, e për çfarë sovraniteti po flitet këtu?!”, ka shkruar Rrustemi në Facebook./BS/