Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit?

Aktuale

Kush organizoi vrasjen e Ivanoviqit, sipas Halitit?

Më: 17 janar 2018 Në ora: 21:42
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti duke folur për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ka drejtuar gishtin kah Serbia.

Ai ka thënë se dikujt nuk i konvenuar që të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij.

“Dikush ka pasur interes që procesi gjyqësor kundër tij,të mbyllet në këtë mënyrë dhe të mos shkojë më tutje”, ka thënë ai.

Haliti nuk beson se fajtori mund të gjendet në mesin e shqiptarëve.

“Konfliktet në mes të grupeve dhe interesave politike në Serbi dhe në këtë rast zëri ndryshe i Oliver Ivanoviqit, i arsyeshëm do të thosha, për interesa të serbëve dhe jo të tjerëve, e ka vra atë”, përfundoi ai.

Sipas Halitit, miratimi i Demarkacionit nuk ka shpëtim, veç vonim

21:25 - Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është proces që po zvarritet, ndryshe ratifikimi i saj do të ndodhë, nëse jo, nesër.

Kështu u shpreh nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në një intervistë për Rubikon.

“Deputetët, qeveria më së pari dhe kryetarët e partive politike duhet ta kenë të qartë se nëse jo sot, nesër duhet votuar ai”, ka thënë ai.

“Të flasësh drejt për këtë çështje vret, sepse protagonistë të caktuar kanë bërë veprime rreth saj. E kemi edhe një situatë e krijuar nga opozita e legjislaturës së kaluar e cila e pat ndërtuar si kauzë të vetën demarkacionin”, ka thënë ai.

“Kufijtë nuk i kemi caktuar ne por janë caktuar në kohën e ish Jugosllavisë”, tha ai.

Haliti thotë se vetë e ka vizituar vetë atë pjesë dhe nëse do të kishte problem, atëherë ai do të ishte vetë i prekur duke qenë se gjendet me vendbanime atje.

“Në qoftë se duam ta dimë se ku ka qenë kufiri i vilajetit të Kosovës, atëherë ajo është shumë më e gjerë se sa Kulla e se sa Çakorri”, ka thënë Haliti.

Haliti me qejf pret përballjen me raportin e Dick Martyt 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk nënshkroi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai, në një intervistë për Rubikon e ka quajtur lojë “ping pong-u” këtë situatë të krijuar.

“Çdo çështje që trajton Kuvendi, është në dorë të deputetëve dhe ata po luajnë nga njëherë ping- pong pa nevojë”, ka thënë Haliti.

“Të tre liderët institucionalë besoj se janë të përgjegjshëm dhe do të veprojnë në përputhje me interesat e vendit dhe jo për të krijuar një situatë që nuk do të na bënte mirë neve asnjërit”, shtoi tutje ai.

Haliti u shpreh i sigurt se do të votojë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Unë as nuk do ta votoj e as nuk do ta nënshkruaj. Do të votoj kundër shfuqizimit sepse jam protagonist i raportit të Dick Martyt dhe kam shumë qejf që të përballem në Gjykatë me këtë raport”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat