Xhavit Haliti tregon sesi bashkë me Hashim Thaçin i shpëtoi një atentati në Paris

Aktuale

Xhavit Haliti tregon sesi bashkë me Hashim Thaçin i shpëtoi një atentati në Paris

Më: 17 janar 2018 Në ora: 22:25
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për një atentati që i është përgatitur në Paris. Ai ka treguar se si i ka shpëtuar këtij atentati bashkë më Hashim Thaçin.

“E di se na kanë ndjekë me makinë në Paris. Më ka informuar nga Shqipëria shefi i shërbimeve i cili informatën e ka marrë nga një shërbim i huaj. Ai më ka thënë se ti duhet të lëshosh mbledhjen sepse është përgatit atentat, por unë nuk isha i kujdesshëm”, ka thënë ai.

Haliti ishte bashkë me Naim Mujën, Hashim Thaçin e Bilall Sherifin.

Ata pas mbledhjes shkuan ta vizitonin kullën e Eiffel-it kur vërejtën persona të dyshimtë, në pjesën e fushës, para Kullës.

“Ne momentin qe kemi dal me Hashimin është vërejtur se diçka nuk është ne rregull. Në makinë ka qenë Hashim Thaçi, Bilal Shefri dhe disa tjerë. Bilali i ka vrenjtë, dhe na kanë ndjekur nëpër Paris sikur nëpër filma”, ka thënë Haliti.

“Unë isha me emër tjetër dhe pasaportë tjetër dhe zbulimi im zyrtar ishte i pamundur”, ka thënë ai.

Sipas tij, të nesërmen në Paris u vranë dy serbë e që Haliti thotë arsyeja e vrasjes së tyre mund të ishte mos kryerja e detyrës, respektivisht vrasja e tij.

“Si duket kanë qenë ata që e kanë pas detyrën dhe nuk e kanë kryer”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat