Gjergji: Kosova ka nevojë për paqe të vërtetë

Aktuale

Gjergji: Kosova ka nevojë për paqe të vërtetë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:42
Don Viktor Sopi

Ipeshkvia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e Mesazhit të Paqes 2018 të Papa Françesku me temën “Migrantët dhe refugjatët: burra dhe gra në kërkim të paqes”, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Drejtori gjeneral i Karitasit, Don Viktor Sopi, ka bërë prezantimin e mesazhit, duke thënë se Papa Francesku shërbimin e tij e ka përqendruar në realizimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të refugjatëve.

Sipas tij, Agjencia Evropiane për Menaxhimin e bashkëpunimit të shteteve anëtare të BE-së njofton për shifra enorme të refugjatëve të sistemuar në Evropë gjatë viteve të fundit, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Ai tha se sipas këtyre të dhënave ka të bëjë me fatin e mbi një milion persona emigrantë në Evropë.

Sopi: 250 milionë emigrantë në botë

“Në ditët tona kur kujtojmë më shumë se 250 milionë emigrantë në botë, nga të cilët janë 22 milionë e gjysmë refugjatë, shumë prej tyre rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimet e pasigurta, të gjata, të rrezikshme me vështirësi të ndryshme. Vuajtjet e parapara për të arritur te de stinimi ku mendojnë se do të jenë të lirë. Kurse, shkaktarët e ikjes gjithmonë janë diskriminimi i tyre, persekutimi, varfëria apo jo liria e të drejt rrugëtimit të idealeve që individët e caktuar  apo popujt i marrin si qëllim të jetës”, ka thënë Sopi në mesazhin e dhënë nga Papa Françesku.

Ndër të tjera, thuhet se të gjithë popujt janë të një familje njerëzore dhe kanë të drejta të barabarta. Në mesazhin e Papa Françesku thuhet se emigrantët dhe refugjatët nuk sillen me duar të zbrazëta, ata sjellin thesarin e lartë të kulturës së tyre dhe pasuri shpirtërore.

Sopi në fund tha se Papa kërkon që qeveritë e botës duhet të ndërtojnë ura, jo mure, ngase etja e emigrantëve për liri gjithsesi se duhet të mbështetet në mënyra të barabarta.

Sopi: Qeveritë duhet të ndërmarrin hapa praktike

“Duke kryer punën e saj të maturisë, Qeveritë duhet të ndërmarrin hapa praktike”, thotë Papa. Të nxitur për të mbrojtur dhe të gjejnë rrugë të përshtatshme për integrimin e tyre. Pika dy, numri i lartë i refugjatëve dhe i emigrantëve, para jubileut të madh, duke shënuar dymijëvjeçarin e shpalljes të paqes engjëllore, Papa i shenjt sot Gjon Pali i Dytë  vuri në dukje numrin në rritje të refugjatëve gjatë shekullit XX, si pasojë e rendit të pa fund dhe të tmerrshëm të luftërave, konflikteve, gjenocidit, pastrimit etnik dhe Gjon Pali i Dytë në mesazhin e tij në Ditën e Paqes në vitin jubilar 2000, tha: Konfliktet e armatosura dhe format tjera të dhunës së organizuar vazhdojnë t’i bëjnë njerëzit të lëvizin brenda kufijve kombëtar dhe më gjerë. Në shumë vende ku janë të vendosur refugjatët, është ngritur retorika në të cilën theksohet rreziku, pasiguria kombëtare”, ka thënë Sopi në leximin e  mesazhit.

Ndërsa, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji me këtë rast ka thënë se sivjet Papa ka zgjedhur të bashkë ndaj një brengë të madhe që ka shoqëria botërore, që janë refugjatët, sepse e para ata janë njerëz dhe duhet trajtuar në mënyrë njerëzore. 

Gjergji: Edhe vendi jonë ka nevojë për paqe të vërtetë

“Edhe vendi jonë ka nevojë për paqe dhe atë për paqe të vërtet, sepse neve nuk na mohohet e drejta për të realizuar paqen dhe lirinë në vendit tonë, por na mohohet mundësia që të bëjmë të prekshme dhe të dobishme virtytet ose frytet e paqes dhe lirisë nga pa përgjegjësia e shumë kujt në këtë vend. Sidomos, ne nuk duhet menduar se paqja mund të ndërtohet duke vrarë njerëz, sikur ishte në këto ditë, ose duke mohuar të drejtën e dikujt që të jetoj. Prandaj, paqja e vërtetë buron nga zemra e pastër”, ka thënë Gjergji.

Ndërsa, Aziz Pollozhani, rektor në Universitetin Nënë Tereza të Evropës Juglindore, ka folur për çështjen e edukimit rreth trajtimit të emigrantëve dhe refugjatëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat