Tronditëse, Nasim Haradinaj, këta refugjatë kush i çliroi? Ku do të ishe po mos të ishin SHBA-të?

Aktuale

Tronditëse, Nasim Haradinaj, këta refugjatë kush i çliroi? Ku do të ishe po mos të ishin SHBA-të?

Nga: P.R Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:43
Agim Shala, 2 vjeçar, kap çorapën e tij në një tel me gjemba pasi kalon nëpër një gardh në kampin e refugjatëve./ Foto e publikuar nga The Washington Post.

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve te Luftës, Nasim Haradinaj, sot ka shokuar opinion publik në Kosovë e më gjerë.

Pas deklaratës shokuese për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, ku Haradinaj tha se nuk është punë e madhe që janë vrarë, ai sot ka ofenduar rëndë ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai e ka quajtur atë palaço.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Delawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj sot në një intervistë për Kosovapress.

Por, si duket Haradinaj ka harruar kush ishin ata që çliruan Kosovën nga okupimi serb. Haradinaj, si duket ka harruar që mbështetjen më të fuqishme Kosova e kishte, e ka dhe do ta ketë gjithmonë nga SHBA, edhe pse njerëzit si Haradinaj me këso lloj deklaratash mundohen që të ndryshojnë këtë.

Ne i kujtojmë Haradinajt këtë foto, ku shihet refugjati shqiptar 2 vjeçar gjatë luftës.

“Agim Shala, 2 vjeçar, kap çorapën e tij në një tel me gjemba pasi kalon nëpër një gardh në kampin e refugjatëve. Anëtarët e familjes Shala u ribashkuan në Kukës, Shqipëri, pasi ikën nga Kosova”, është përshkrimi i kësaj foto të publikuar nga The Washington Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat