Sondazh i Gallup: Qytetarët e Kosovës– fansat më besnikë të Trumpit në Evropë, serbët të fundit

Aktuale

Sondazh i Gallup: Qytetarët e Kosovës– fansat më besnikë të Trumpit në Evropë, serbët të fundit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:48
Donald Trump

Simpatia e qytetarëve të Kosovës ndaj Donald Trump u dëshmua edhe në sondazhin e fundit të Gallupit. Nga të gjitha shtetet e Evropës, banorët e Kosovës dolën fansat më besnikë të Presidentit të SHBA’së. Por, ky sondazh nxjerr Serbinë të fundit nga të gjitha shtetet evropianë, të ketë besnikëri dhe simpati ndaj Donald Trump

Miratimi dhe përkrahja ndaj të parit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndryshon në vendet e rajonit.

Një sondazh i Gallupit tregon që mbështetja më e madhe për Donald Trumpin vjen nga Kosova, më shumë se nga çdo vend tjetër të Europës.

Sondazhi i publikuar të enjten tregon se 75 për qind e kosovarëve mbështesin punën e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa, pas Kosovës radhitet Shqipëria me 72 për qind.

“Nuk është e pazakontë që shqiptarët të jenë në krye të kësaj liste; zakonisht nga ta jepen vlerësime shumë të larta për udhëheqjen amerikane”, shkruhet në raport.

Megjithatë, raporti tregon se edhe në këto dy vende mbështetja për SHBA’në ka rënë në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, në vendet tjera të rajonit mbështetja për Trump ishte shumë më e ulët. Në Maqedoni atë e mbështesin vetëm 45 për qind të njerëzve.

Në Rumani 41 për qind, ndërsa, vetëm 28 për qind në Bosnjë, e njëjtë edhe në Bullgari.
Në Kroaci, mbështetja për Trump është 24 për qind.

Por, e fundit ntë listën e sondazhit të Gallup radhitet Serbia me vetëm 16 për qind mbështetje për të parin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat