Vrasja e Ivanoviqit – zyrtarja evropiane bën thirrje për qetësi

Aktuale

Vrasja e Ivanoviqit – zyrtarja evropiane bën thirrje për qetësi

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:04
Corina Cretu

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar mbrëmë  në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikën Rajonale Corina Cretu, i cili me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq e tha se është më e rëndësishme që të dyja palët të mbeten të qeta dhe situata të jetë stabile.

Komisionerja evropiane, duke shprehur ngushëllimet e saj lidhur me vrasjen e Ivanoviqit tha se KE  dënon fuqishëm këtë krim dhe shpreson që autoritetet në Kosovë do të kryejnë hetimet dhe autorët të sillen para drejtësisë, njoftoi zyra për media e presidentit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat