Kimete Berisha: Ramush Haradinaj nderoi sot një kriminel dhe vrasës të shqiptarëve!

Aktuale

Kimete Berisha: Ramush Haradinaj nderoi sot një kriminel dhe vrasës të shqiptarëve!

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:59
Kimete Berisha, Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e liderit të iniciativës qytetare, ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, I cili u vra me armë zjarri në mëngjesin e së martës në Veri të Mitrovicës.

Por, ndaj këtij veprimi të Qeverisë, ka reaguar ashpër publicistja Kimete Berisha, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës po nderon vrasësit e shqiptarëve.

Ajo e ka quajtur të trishtueshëm mosdistancimin e asnjë ministri nga “çmenduria” e Ramush Haradinajt.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Ndodhi edhe kjo: Qeveria e Kosovës mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanoviçin!

Momentalisht ndodhem përballë ndërtesës së Kovaçëve në Mitrovicë, ku jetojnë nanat e djemëve të vrarë e të masakruar nga krimineli që sot qeveria e Kosovës e nderoi me një minutë heshtje.

Shqiptarët në Mitrovicë e dinë Ivanoviçin për vrasës të fëmijëve të tyre.

Pse po ndodh që qeveria e Kosovës po i nderon vrasësit e shqiptarëve.

Për kë punojnë këta!

Që Kryeministri do të duket me këtë 'minutë heshte' sikur nuk e ka shok mafiozin serb Milan Radojiçin, këtë po e dimë të gjithë, ama, si ndodhi të mos gjendet një ministër i vetëm të distancohet nga çmenduria e Ramush Haradinajt, kjo është e trishtueshme.

Më duket sikur sot e piva gjithë kupën e hidhërimit.

S'kam koment.

Komentoni ju./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat