Detyra e Albin Kurtit në Vetëvendosje

Aktuale

Detyra e Albin Kurtit në Vetëvendosje

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 janar 2018 Në ora: 17:07
Albin Kurti

Duke folur rreth asaj se a do të ketë VV parti të reja që do të dalin nga rrënojat e VV së vjetër, dhe se a  do të arrin Albin Kurti të forcojë një parti anarkike pas ardhjes në lidership të saj, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se Albini duhet të konsolidojë partinë, të hap rrugë për të rinjtë dhe të dëgjojë mendimet e kundërta brenda VV.

“Nëse kjo nuk ndodh besoj se VV do shkoj duke u t’ kurrur, gjithsesi të shohim si do veproj Albini. Gjithashtu besoj se do krijohet një parti nga VV, por që do e ketë fatin e LDD-së së krijuar pas ndarjes së LDK-së në 2006. Ka mundësi që VV të rritet nëse Albin Kurti duhet të arrijë të rregulloj defektet që quan këtë parti drejt ndarjes, ose të t’kurret. Janë dy opsioni të mundshme, por mbetet për tu parë se kah do shkojë Vetëvendosje’, ka thënë analisti politik Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat