Berisha “godet” keq Haradinajn: Rambo po u tutke prej drejtësisë, kah digjeni e pshu*** n'tlina prej frike

Aktuale

Berisha “godet” keq Haradinajn: Rambo po u tutke prej drejtësisë, kah digjeni e pshu*** n'tlina prej frike

Nga: P.R Më: 24 janar 2018 Në ora: 18:21
Kimete Berisha dhe Ramush Haradinaj

Publicistja e njohur, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit, Ramush Haradibaj, i cili tha se për Gjykatës Speciale nuk i japin llogari ambasadorëve.

“Dhomat e posaçme, iniciativa është e parlamentit ne e respektojmë Parlamentin. Ne Parlamenti na ka zgjedhur, vetëm parlamentit i japim llogari nuk i japim llogari ambasadorëve mos harroni këtë, do të thotë Qeveria e vendit llogari i jep parlamentit, parlamenti na ka zgjedh, ambasadorëve iu japin llogari marrëdhënieve diplomatike të marrëdhënieve me shtetin, por ne nuk i kemi punëdhënës ata, ne i kemi punëdhënës deputetët dhe sillemi me respekt ndaj tyre. Tani lënda është në Qeveri, janë procedura që duhet me u kaluar, i kemi 30 ditë, do t’i kalojmë procedurat në afat kohor të paraparë“, tha Haradinaj.

Në postimin e saj në facebook, Berisha ka shkruar se Haradinaj, po tutet nga drejtësia.

“Rambo po u tutke prej drejtësisë, si prej dreqit, nejse pak po e shtinë m'u tutë e m'u tranu prej Gjykatës Speciale edhe këta të PDK-së, e kanë gjetë 'budallë', e këputën tuj e shfrytëzu, e vet po heshtin.. Ramushi nuk i jep llogari Amerikës, Gjermanisë, Britanisë e llojit të 'ktynve' shteteve që po përzihen në punët e brendshme të Kosovës, Ramushi u jep llogari vetëm Super-Times, Palit verbërisht, Kamishit deri dikund, Ganimetes në plotni, atij t'hollit e t'gatit qysh e ka emrin; Dudës pa rezerva, atij për të cilin thojke NATO se gjoja e ka një shpi publike; Aidës me plotë kuptimin e fjalëve të ndaluara, e kështu me radhë...”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Ndërtesa e Gjykatës Speciale është e tëra e 'pushtuar' nga bari i keq (njëmend duket e shëmtuar dhe e frikshme si shtëpi horrori), por hapsanet do të jenë rreth e rreth me tela....

askujt nuk i dhimbseni...bëni krejt çka mundeni e shpëtoni veten nga 'drejtësia' se kur t'ju burgosin kanë me ju shpërnda nëpër burgje të panjohura, qysh t'ju bie zari...dhe kjo është e mira e së mirës.

Kur Albin Kurti ju mbronte nga vetvetja, e quante Gjykatën Speciale 'Guantanamo', bile edhe më keq se Guantanamo, se Guantanamo dihet që ekziston në ishullin kuban, kurse shqiptarët e dënuar do t'i çojnë nëpër burgje nëpër vende të treta, gjithkund përveç në Kosovë...

E tash ku me ditë pse Albin Kurti gjakftohtë po ju shikon në heshtje kah digjeni e pëshurreni n'tlina prej frike.

Rambo po u tutke prej drejtësisë, si prej dreqit, nejse pak po e shtinë m'u tutë e m'u tranu prej Gjykatës Speciale edhe këta të PDK-së, e kanë gjetë 'budallë', e këputën tuj e shfrytëzu, e vet po heshtin..

Atij i thonë 'bravo bre Rambo, trim i madh je, nuk bon më mami si ty, se nuk ndodh (përveç në çifteli) që njeriu me ju tutë Gjykatës e mos me ju tutë Amerikës, Gjermanisë, Britanisë...nuk ndodh pa qenë rrrush prej mendve...

Nëse jo kjo, pa ju kapë një ditë një 'gjykatë' s'ka me lënë. Ruhuni sa të doni.

P.S. Kosova Kontinent Po, po, 'lludi' mos ta nin ty...veç vazhdo deri në fitore të plotës kundër Amerikës e BE-së.

Tregoju atyre se jemi shtet i pavarur.

Mos e lejo as KFOR-in me t'u përzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat