Ambasadorja e SHBA-së në OKB kërkon zgjidhje të pajtueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ambasadorja e SHBA-së në OKB kërkon zgjidhje të pajtueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 00:27
Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj serb, Millan Millanoviq.

Haley pas takimit ka treguar se biseda me ambasadorin serb ishte produktive.

Madje është theksuar se temë kryesore gjatë diskutimit ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Patëm një takim produktiv me ambasadorin serb, Millanoviq, për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, për gjetjen e një zgjidhjeje të pajtueshme për të dyja vendet dhe për zgjerimin e paqes në rajon”, ka shkruar Haley në Twitter.

Duhet përkujtuar që muaj më parë krerët e shtetit të Kosovës kanë shprehur dëshirën që Amerika të përfshihet si ndërmjetësuese në dialogun e Kosovës me Serbinë në Bruksel, dialog ky se nuk dihet se kur do të rifillojë sërish.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat